English Shqip | 

 

Për rreth 5 ditë në vendin tonë u zhvillua Kongresi i 24të i Mjekësisë Ushtarake Ballkanike, si dhe takimi i 45të “Post-Congress Balkan Military Medical Committee”.
Qëllimi i këtij kongresi ishte sigurimi i një kornize bashkëpunimi reciprok krijues në baza reciproke në fushën e mjekësisë ushtarake, duke ndarë njohuritë mjekësore dhe përvojën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet vendeve anëtare ballkanike, organizimi i një shkëmbimi reciprok të specialistëve dhe personelit mjekësor, koordinimi i studimeve dhe programeve të përbashkëta shkencore mjekësore ushtarake.
Komandanti i KDS, Gjeneralbrigade Bajram Begaj, në cilësinë e kryetarit të Kryesisë së Komitetit të Mjeksisë Ushtarake Ballkanike, dhe presidentit të Kongresit të 24të të Mjekësisë Ushtarake Ballkanike, që caktohet cdo vit me rotacion në shtetet ballkanike pjesëmarrëse dhe si organizator i eventit, nën një mirëpritje të ngrohtë, falenderoi përzëmërsisht të gjithë pjesëmarrësit . Në fjalën e tij, gjeneral Begaj u shpreh se: “Ne jemi të privilegjuar të kemi pjesëmarrjen tuaj këtu, kolegë të dashur, si profesionistë të përfunduar, për të cilët jam plotësisht i bindur se ne do të ofrojmë njohuri të rëndësishme dhe inovacione brenda hulumtimeve tona. Ky është motoja jonë, që Komiteti Ballkanik të jetë një iniciativë unike që nuk është e njohur vetëm për grumbullimin e profesionistëve në thirrjen e saj për të folur për temat më aktuale, të fushave që kanë të bëjnë me Mjekësinë Ushtarake, Kirurgjinë, Oftalmologjinë, Kardiologjinë dhe Kirurgjinë, Hulumtimin Klinik, Ortopedinë, Emergjencat Klinike, Neurologji dhe Shëndetin Mendor, por gjithashtu të përforcojë më tej themelin e bashkëpunimit ushtarak-mjekësor të vendeve të Ballkanit”.
Pjesëmarrës në këtë kongres ishin delegacione nga Bullgaria, Greqia, Rumania, Serbia, Turqia dhe vendi pritës Shqipëria, me rreth 250 pjesëmarrës.
Ky është eventi më i madh i organizuar ndonjëherë në fushën e Mjekësisë Ushtarake në vendin tonë.

Shko në krye