English Shqip | 

 

Nё ambjentet e auditoriumit tw ministrisё së Mbrojtjes, zhvilloi punimet Konferenca Shkencore “Sfidat e Planifikimit të Mbrojtjes së vendit dhe përputhshmëria me Procesin e Planifikimit të NATO-s (NDPP)”.
Konferenca u organizua nёn kujdesin e drejtpërdrejt tё SHSHPFA, Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe Komandantit tё KDS, Gjeneralbrigade Prof.Asoc. Bajram Begaj.
Pjesëmarrёs nё kёtё konferencё ishin SHSHPFA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Prefektët e qarkut të Durrësit, Fierit, Korçës, Dibrës, Gjirokastrës, Tiranës, Lezha, Beratit; Drejtori i Përgjithshëm i EC, drejtues të lartë e drejtorë drejtorish civilё dhe ushtarakё tё MM dhe FARSH dhe tё institucioneve tё sigurisë së vendit, kërkues shkencorë, profesorë, doktorantë, studentë, etj. Gjatё punimeve tё saj, diskutantёt/referuesit mundësuan shkёmbimin e mendimeve, ideve dhe eksperiencave nё interes tё synimit tё pёrbashkёt mbi pёrafrimin e procesit tё planifikimit tё mbrojtjes me atё tё Aleancёs.
Konferenca do të sigurojë kuadrin e duhur akademik për shkëmbimin e ideve, shprehjen e opinioneve dhe komunikimin e rezultateve kërkimore në fushën e planifikimit strategjik të mbrojtjes.
Objektivi kryesor i kësaj ngjarjeje shkencore në FA është dhënia e rezultateve të kërkimit shkencor në fushën e planifikimit të mbrojtjes, si dhe krijimi e konsolidimi i koncepteve, metodologjisë dhe zbatimit të tyre në përputhje me atë të NATO-s (NDPP).
Pёrgjatё tre seancave tё zhvilluara u trajtuan tema që lidheshin me planifikimin strategjik të mbrojtjes, kumtesa të fushës së mbështetjes me burime si dhe ato të planizimit të operacioneve.
Shefi i Shtabit tё Pёrgjithshёm tё FA, Gjeneral Kollçaku, në kumtesën e tij të sesionit të hapjes, vuri nё dukje ecurinё e vendit tonё pёrgjatё 10 viteve nё NATO, kontributin e dhёnё, përfitimet por edhe vështirësitë e hasura, pёrfshirë dhe përvojёn e fituar. “Gjithçka e arrirё dhe ku do tё shkojmё , - theksoi gjeneral Kollçaku, e ka zanafillёn tek planifikimi, duke vepruar sё bashku, në sintoni të plotë, më të njëjtin koncept, filozofi dhe mundësisht me të njëjtin hap me atë të Aleancës”. Në konceptin dhe bindjen e tij, përshtatja dhe/ose përafrim i sistemit të planifikimit tonë të mbrojtjes me atë të Aleancës do të thotë koordinim, sinkronizim dhe integrim maksimal i mundëshëm. Ndёr mesazhet kryesore tё dhёna nga ana e Tij veçojmё:
1. Standartizimi i dokumenteve kryesore të planifikimit tonë të mbrojtjes me ato të NATOs nё tё gjitha nivelet.
2. Përcaktimi qartësimi i aktorëve përgjegjës / bashkëpunues për përgatitjen, zhvillimin, rishikimin dhe ripunimin i dokumenteve të planifikimit.
3. Koordinimi dhe sinkronizimi i funksionimit të sistemit të planifikimit të mbrojtjes me planifikimin kombëtar, dhe pastaj me atë të NATO-s.
4. Rёndёsia e rishikimit dhe rivlerësimit tё skenarëve të planifikimit strategjik dhe operacional për angazhime kombëtare dhe ndërkombëtare të Forcave të Armatosura sjellja në vëmendje e një nevoje tjetër aktuale dhe detyrë e planifikimit -
5. Ideja për një sektor të integruar të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe mbi këtë bazë të konceptohet edhe Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes, me një pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse.
Komandanti i Komandës së Doktrinave dhe Stёrvitjes, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, u ndal nё sfidat pёr transforimimin e sistemit tё arsimimit ushtarak, nё pёrputhje me Ligjin e Arsimit tё Lartё. “Pas njё analize tё hollёsishme tё sistemit aktual, problematikave tё dala- evidentoi gjeneral Begaj, strukturat e arsimimit ushtarak kanё nevojë për një riorganizim tjetër, me elemente strukturore dhe cilësore në fushën e arsimimit, zhvillimit të kurrikulave dhe mendimit doktrinar. Integrimi në arsimin e lartë në vend dhe akreditimi, mbi këtë bazë, i të gjitha strukturave aktuale mund të realizohet vetëm duke thelluar reformёn nё kёtё drejtim. Paralelisht do tё ketё njё reformё edhe nё fushёn e kërkimor shkencor, duke e mbёshtetur me ekspertizë për të mbuluar fusha pёr tё cilat Forcat e Armatosura kanё nevoja prioritare, si: kërkimi shkencor dhe konceptet; Skenarët dhe metodikat për stërvitje e operacione; standardizimi, doktrinat, simulimi, mësimet të Nxjerra, etj. Vёmendje e vecantё do ti kushtohet pёrgatitjes sё oficerit tё ri”. Ndёrmjet tё tjerash, gjeneral Begaj theksoi se hapat për transformim do të kërkojnë profesionalizëm, përkushtim dhe një bashkerendim të veprimeve, me sigurinё, se ato do të sjellin një mentalitet të ri si për arsimin ushtarak ashtu dhe për zhvillimin e mendimit teoriko-shkencor e doktrinar. “Për këtë qëllim, duhen shfrytëzuar përvojat më të mira të vendeve aleate, pa harruar përvojën pozitive të këtyre dhjetëvjeçarëve në organizimin dhe zhvillimin konceptual të këtyre institucioneve. Në punën tonë të përbashkët, kemi se ç'të përmirësojmë e të përsosim, kemi shumë gjëra për të bërë, e cila është përgjegjësi e jona për të ardhmen dhe për vazhdimësinë e sigurt të së nesërmes”. Ndёr mesazhet kryesore tё dhёna nga ana e tij vecojmё:
1. Ristrukturimi i institucioneve të arsimit ushtarak – Në funksion të zhvillimit të FARSH.
2. Mundësimi i vendosjes së standardeve të arsimimit ushtarak, në përputhje me Ligjit tё Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (LAL).
3. Sigurimi i akreditimit të gjithë institucioneve të arsimimit ushtarak, si dhe të programeve përkatëse akademike
4. Ndryshim rrënjësor të mënyrës së deritanishme të përgatitjes së Oficerit të Ri.
5. Unifikimi i sistemit të arsimimit dhe trajnimit individual në FA sipas kategorive “ushtar”, “nënoficer” dhe “oficer-civil”.
Fushat e interesit të trajtuara përgjatë seancave zhvëllimore të konferencës ishin: Sigurimi i kuadrit të duhur akademik për shkëmbimin e ideve, shprehjen e opinioneve dhe komunikimin e rezultateve kërkimore në fushën e planifikimit strategjik të mbrojtjes; Trendet e zhvillimit të konceptit gjithëpërfshirës në Procesin e Planifikimit të Mbrojtjes (PPM); Zbatimi i standardeve të NATO-s dhe mësimeve të nxjerra në fushën e planifikimit të mbrojtjes; Përvoja e institucioneve të mbrojtjes e të sigurisë në procesin e planifikimit të mbrojtjes dhe sigurimi i ndërveprueshmërisë ndërmjet tyre; si dhe vlerësimi i rekomandimeve dhe sinkronizimi i njohurive dhe përvojave më të mira, për të mundësuar përafrimin maksimal të procesit të Planifikimit të Mbrojtjes me Procesin e Planifikimit të Mbrojtjes së NATO-s.
Nëpërmjet një pjesëmarrjeje gjithëpërfshirëse të institucioneve shtetërore dhe atyre shkencore, nё pёrfundim të konferencës Grupi Organizator synon plotësimin e një panorame sa më të plotë të planifikimit politiko-ushtarak në sistemin e planifikimit të mbrojtjes e të sigurisë. Ai do tё paraqesё pёrfundimet dhe rekomandimet, tё shoqёruara me një plan veprimi konkret pёr zbatim.

Shko në krye