English Shqip | 

 

bwd  Foto 1/2  fwd

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis FARSH dhe FSK, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneralbrigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, në krye të një ekipi që e shoqëronte, zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë.
Në takime të ndara, gjeneral Begaj u prit nga Ministri i Mbrojtjes i FSK, Z.Rrustem Berisha, Komandanti i FSK, gjenerallejtnant Rrahman Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së FSK, Dr. Shkëlzen Sylaj, si dhe nga Komandanti i KDS së FSK, gjeneralbrigade Irfete Spahiu.
Fokusi i bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh midis të dy vendeve dhe ushtrive, kryesisht në fushën e arsiminmit, trajnimit ushtarak, si dhe zhvillimit doktrinar. Tematikat kryesore të diskutuara kishin të bënin me procesin e arsimimit dhe trajnimit për të gjitha nivelet e arsimimit dhe kualifikimit, për personelin oficer, n/oficer, ushtar profesionist e civil, zhvillimin e doktrinës ushtarake dhe koordinimin e botimeve doktrinare ushtarake; menaxhimin e standartizimit dhe mësimeve të nxjerra; mbështetjen me stërvitje simuluese; njohjen me programet mësimore e stërvitore sipas niveleve që zhvillohen në të gjitha institucionet arsimore ushtarake, në funksion të institucionalizimit të procesit të arsimim-stërvitje-doktrinë
Vizita do i shërbejë më së miri shkëmbimit të eksperiencave dhe përmirësimit të programeve dhe kurrikulave, për të qënë sa më eficente e productive në të ardhmen, në fushëm e arsimimit ushtarak midis FARSH dhe FSK

Shko në krye