English Shqip | 

 

bwd  Foto 1/2  fwd

Akademia e Forcave të Armatosura (AFA) si institucion i arsimit të lartë ushtarak, krahas shumë fushave studimore dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me sigurinë e mbrojtjen, në kuadrin e njohjes së veprimtarisë së tyre dhe të shkëmbimit të eksperiencës, ka si objektiv në programin e saj edhe zhvillimin e vizitave mësimore brënda e jashtë vendit.
Në këtë kuadër, Kursi i Lartë i Oficerit (KLO) i Akademisë së Forcave të Armatosura, organizoi një vizitë mësimore dy ditore në Kosovë.
Kursi i Lartë të Oficerit, kryesohej nga Zv/rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc Edmond Braneshi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Kolonel Prof.Asoc. Dr Agim Sula, Shefi i Grupit të Operacioneve të përbashkëta/pedagog përgjegjës për KLO, Kolonele Irela Nebiaj, si dhe pedagogët e Departamentit të Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore.
Qëllimi i vizitës mësimore ishte promovimi i vlerave të ndërhyrjes ushtarake të NATO në Kosovë dhe roli i saj në çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe ish-Jugosllavia, si dhe rëndësia e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë së saj. Në kuadër të jubileut të 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO në Kosovë, kjo vizitë u ndërthur dhe me organizimin nga ana e departamentit të lidershipit edhe të një sesioni shkencor me temë “Ndërhyrja e NATO në Kosovë dhe pavarësia e saj”.
Gjatë vizitës, grupi i pedagogëve dhe kursantëve të KLO, u njohën me zhvillimet më të fundit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK, mbi realizimin e procesit të arsimimit ushtarak, kurseve dhe trajnimeve që po zhvillohen, sidomos në kushtet aktuale që FSK ndodhet, tashmë që është zyrtarizuar si forcë e armatosur.
Kjo veprimtari e mbajtur nga studentët e KLO, pati si qëllim gjithashtu promovimin e punës kërkimore të studentëve të KLO, në kuadër të realizimit të programit mësimor. Vizitat dhe takimet e realizuara e përmbushën më së miri qëllimin e vizitës mësimore të Kursit të Lartë të Oficerit, dhe lidhjes së programit me zhvillimet e Forcave të Armatosura si dhe të mjedisit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë, në rajon e më gjerë.

Shko në krye