English Shqip | 

  

Për dy ditë me radhë, përfaqësuesi i Qendrës së Zhvillimit dhe Stërvitjes Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Nënkolonel Harold Simpson zhvilloi një vizitë pune në KDS. Gjatë kësaj vizite, ai shoqërohej nga nënkolonel Edward Melotte atasheu ushtarak britanik në vendin tonë.


Qëllimi i kësaj vizite identifikimi dhe vlerësimi i nevojave të Akademisë së Forcave të Armatosura në programet mësimore dhe kurrikulat që përdorin gjatë arsimit dhe trajnimit të ushtarakëve, identifikimi i nevojave të Akademisë së Nënoficerave për zhvillimin e kapaciteteve trajnuese, si dhe ofrimin e eksperiencës së ushtrisë britanike nëpërmjet bashkëpunimeve që parashikohen në të ardhmen me Akademinë e Nënoficerave “Thomson”.
Gjatë ditëve të takimit delegacioni britanik u njoh me prezantime të detajuara mbi KDS, historikun, misionin, strukturën, kurrikulat, programet mësimore të AFA si i vetmi institucion arsimor në fushën e Sigursë dhe Mbrojtjes në vendin tonë, mbi punën dhe rolin që ka Akademia e Nënoficerave “Thomson” në edukimin dhe trajnimin e trupës së nënoficerëve dhe civilëve që shërbejnë në strukturat e Forcave të Armatosura.

Gjithashtu, diskutimet në dy institucionet si atë të AFA dhe atë të ANO u fokusuan mbi eksperiencat e dy vendeve në fushën e arsimit ushtarak, mbi fushat dhe pikat në të cilat mund të bashkëpunohet mes dy palëve, në funksion të integrimit në institucionet dhe sistemet e tjera arsimore në rajon edhe më gjerë, në funksion të trajnimit të instruktorëve të ANO-së, veçanërisht trupës së instruktorëve që zhvillojnë Kursin e Instruktorit.

Më herët, Komandanti i KDS, Gjeneralbrigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, priti në një takim kortezie ekipin anglez, të kryesuar nga Nënkolonel Harold Simpson, përfaqësues i Qendrës së Zhvillimit dhe Stërvitjes Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

 

Shko në krye