English Shqip | 

 

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e stërvitjes midis Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës një ekip i Shkollës së Trupës me përbërie: tre oficerë dhe dy nënoficerë zhvilloi një vizitë dy ditore në kazermën “Skënderbej” në Ferizaj, përkatësisht në datë 25 dhe 26 mars 2019.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencës midis Qendrës së Stërvitjes Individuale në Shkollën e Trupës me Qendrën e Stërvitjes Bazike pjesë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në një kuptim më të gjerë ky aktivitet ishte kthim i vizitës së kryer nga homologët kosovarë gjatë viteve të shkuara.
Ishte hera e parë që një ekip i Shkollës së Trupës merrte pjesë në një vizitë të kësaj natyre jashtë vendit.
Para zhvillimit të vizitës u morën një sërë masash përgatitore dhe koordinimi veprimesh nga të dyja palët .
Aktiviteti u zhvillua sipas planifikimit dhe në një klimë miqësore e vllazërore duke shkëmbyer mendime dhe dhënë eksiperiencë të ndërsjellë në fushën e stërvitjes dhe të trajnimit të rekrutëve dhe ushtarëve.
Gjatë qëndrimit në kazermën “Skënderbej” ekipi i Shkollës së Trupës u prit në takim të veçantë nga zëvendëskomandanti i KDS së FSK Kolonel Mehmet Lladrovci.
Të gjitha takimet, bisedat dhe vizitat kulturore të zhvilluara, u karakterizuan nga fryma e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në interes të përmirësimit të mëtejshëm të programeve stërvitore që zhvillohen në qendrat respektive.

Shko në krye