English Shqip | 

 

Në Qendrën e Simulimit prej disa ditësh, me Kursin e Avancuar të nënoficerit në ANO, është duke u zhvilluar stërvitja “BIZA-19”.

Në këtë stërvitje e llojit “toga në luftimin mbrojtës”, në përgjigje të reagimit ndaj krizave, kursantët e KANO janë audiencë parësore, ndërsa si audiencë dytësore janë instruktorët e kursit të Avancuar, personeli i ANO dhe QS.

Qëllimi i stërvitjes – siç evidenton Shefi i QS, Kolonel Ahmet Leka, është planëzimi dhe ekzekutimi i standardizuar nga kursantët e Kursit të Avancuar të Nënoficerit në ANO i procedurave të drejtimit të trupave në nivel toge, zhvillimi i urdhrit operacional dhe komandim – kontrolli (C2) në mënyrë reale, në një mjedis të simuluar nëpërmjet programit JCATS.

Objektivat që QS synon të arrijë me kursantët në këtë stërvitje, janë: rritja e aftësive të kursantëve, për zhvillimin e luftimit mbrojtës nëpërmjet shfrytëzimit të programit simulativ JCATS; zhvillimi i Procesit të Drejtimit të Trupave (PDT) për kryerjen e luftimit mbrojtës në nivel toge; rritja e aftësive të instruktorëve të ANO, për realizimin e stërvitjeve kolektive sipas kërkesave të referencave në fuqi (Bi-SC CT&ED 0075-003), si dhe nxjerrja e problematikës dhe mësimeve të identifikuara, me synim përmirësimin e stervitjeve në të ardhmen.

Në interes të zhvillimit të kësaj stërvitjeje, më përpara janë zhvilluar të gjitha konferencat planëzuese si dhe përfunduar trajnimi i kursantëve me programin e JACTS.

Stërvitja është në fazën e dytë të saj duke u zhvilluar me sistem rotacioni, ku secili n/oficer kalon në detyren e komandantit të togës për të zhvilluar operacionin “Toga e këmbësorisë në luftim mbrojtës”.

Shko në krye