English Shqip | 

 

Me rastin e festës së 8-të Marsit dita në Shkollën e Trupës Bunavi nisi ndryshe.
Komandantit i Shkollës së Trupës Bunavi Kolonel Ardian Lulaj ka gjetur rastin të uroj dhe përshëndes nënat (gratë) të cilat punojnë në këtë Garnizon si edhe nënat e çdo ushtaraku.
Po në këtë datë mbushi moshën e pensionit të pleqerisë zonja Leonora Lule e cila ka punuar në FA për një perjudhë 30 vjeçare dhe veçanërisht në në këtë repart me mbi 15-të vite punë.
Komandantit i Shkollës së Trupës, Kolonel Ardian Lulaj e ka falënderuar dhe shprehur mirënjohjen për kontributin e dhen nga ana e zonjës Lule duke duke e vlerësuar me Certefikat Falendrimi me motivacionin “Për kontributin e dhënë në SHT”.

 

Gjithashtu po në këtë datë për fatin e mirë kishte ditëlindjen edhe rekrute Melisa Selko ku Kolonel LULAJ e ka uruar për ditelindjen por duke e falenderuar serish për rrugën e vështir por të bukur që ajo ka zgjedhur për të qënë pjesë e familjes së madhe të Forcave të Armatosura.

Me rastin e festës së 8-të Marsit në Shkollën e Trupës Bunavi u organizua edhe nje koktej i vogel.

Shko në krye