English Shqip | 

 

bwd  Foto 2/2  fwd

Paraditen e sotme në mjediset e Garnizonit të Forcës Tokësore, u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit të 40- të të Avancuar të Nënoficerit.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm Komandanti i FT, Gjeneral Brigade Albert Mullai, Shefi i DASK në KDS Kolonel Razie Mehmeti, Zv/Komandanti i ANO N/Kolonel Bedri Qoli, dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalën përshëndetëse të tij, Zv/komandanti i ANO-së, N/kolonel Bedri Qoli theksoi se: “Është kënaqësi e veçantë pasi nuk është e lehtë të përfundosh një proçes mësimor 8- javor me rezultate shumë të mira duke pasur parasysh vështirësitë dhe problemet që mund të hasen gjatë rrugës si rrjedhojë e dinamikës së punës në ANO, por dhe e vetë Forcave të Armatosura”. Kolonel Qoli, vlerësoi punën e bërë nga të gjithë kursantët dhe instruktorët për të arritur nivele më të larta, duke përmëndur faktin që përfundimi me sukses i këtij kursi, tregon se ANO po rritet dhe zhvillohet dukshëm si institucioni i vetëm i hartimit, zbatimit e drejtimit të programeve për gjithë kontigjentin e nënoficerëve në FA. Në përfundim të fjalës së tij, Zv/komandanti I ANO, kolonel Bedri Qoli, ju uroi suksese kursantëve në detyrat e mëtejshme, duke siguruar se
përpjekjet, sakrificat, ndershmëria dhe përkushtimi i kursantëve, jo vetëm që nuk do të shpërfillen, por ato do të kenë vlerësimin dhe seriozitetin maksimal të lidershipit ushtarak.
Në emër të të gjithë kursantëve, Tetar Mehdi Kordhaku falenderoi të gjithë trupën mësimdhënëse të ANO-së, që me shumë profesionalizëm, këmbëngulje dhe durim i mësoi, stërviti kursantët, duke bërë që të ndihen më të sigurt në detyrat që do të ju besohen në të ardhmen.
Ceremonia më pas vijoi me shpërndarjen e çertifkatave për të gjithë kursantët, duke konkluduar me realizimin e një fotoje të përbashkët.

Kursi i Avancuar i Nënoficerit, është një kurs që zhvillohet për një periudhë 12-javore, i fokusuar në lëndët Lidership, Rregullore-Ligjshmëri, Taktikë, SHLT, Përgatitje Zjarri, Përgatitje Fizike, Testime. Objektivi i këtij kursi ështe avancimi i nënoficerit në karrierën e tij si zëvëndës komandant toge, ofrimi i njohurive teoriko-praktike për drejtimin e togës dhe niveleve të njësuara me të si dhe shkëputjen nga përgjegjësia në grup në aftësi e përgjegjësi si drejtues dhe lider.

Shko në krye