English Shqip | 

 

Komandanti i KDS, Gjenerl Brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, priti ditën e sotme në një takim të veçantë ekipin e Divizionit për Çështjet dhe Politikat e Sigurisë së NATO-s (PASP), i përbërë nga Shefi i NATO BI, zonja Lydra Zegali dhe zonja Susanne Pond, të ardhur në vendin tonë në kuadër të Iniciativës së Ndërtimit të Integritetit (Buliding Integrity- BI) të NATO-s.

Në takim morën pjesë; Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, Shefi i Departamentit të Strategjisë dhe Historisë, Kolonel Vullnet Doka, shefi i Degës së Arsimimit, Stërvitjes dhe Kurrikulave në KDS, Kolonele Razie Mehmeti,

Pasi iu uroi mirëseradhjen, komandanti i KDS, gjeneral Begaj, ndër të tjerash u shpreh se ndjehet i vlerësuar për këtë bashkëpunim në interes të realizimit të iniciativës së BI së NATO-s. Duke qënë se kjo inisiativë është pjedë e programit arsimor të AFA, që zhvillohet në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, gjeneral Begaj, e njohu ekipin me KLSM dhe ecurinë e tij ndër vite, si kursi më i lartë institucional për fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Synimi i institucionit tonë- theksoi gjeneral Begaj”, është të jetë një kurs model për rajonin, dhe për këtë kërkohet mbështetja nëpërmjet iniciativës së BI të NATO-s”.

Në emër të ekipit, zonja Susannë Pond, vlerësoi me tone positive strukturimin e mirë të institucionit arsimor ushtarak shqiptar, duke shprehu angazhimin e saj maksimal për një partnership të ngushtë. Zonja Susanne Pond, u shpreh se së shpejti është menduar organizimi i një ëorkshopi, ku do të identifikohen të gjitha zgjidhjet e mundshme në funskion të Ndërtimit të Integritetit, si dhe promovimit të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në rajon e më gjërë.

Aktiviteti i Divizionit për Çështjet dhe Politikat e Sigurisë së NATO-s (PASP), është i pari i këtij llopji që po zhvillohet dhe që parashikohet të ndiqet nga të tjera në vijimësi, pas hartimit të një plani të përbashkët të veprimit edhe në nivele më të larta.

 

Shko në krye