English Shqip | 

 

Në interes të Iniciativës së Ndërtimit të Integritetit (Buliding Integrity- BI), një ekip i Divizionit për Çështjet dhe Politikat e Sigurisë së NATO-s (PASP), i përbërë nga Shefi i NATO BI, zonja Lydra Zegali dhe zonja Susanne Pond, po zhvillon një vizitë pune dy ditore në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Qëllimi i kësaj vizite është hulumtimi i mundësive për integrimin, përfshirjen e qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe integritetit në sistemin e arsimit dhe aftësimit ushtarak, bazuar në programin e referencës së Ndërtimit të Integritetit.

Ekip realizoi një mbledhje pune në institucionin e AFA. Në këtë takim, morën pjesë Zv/Komandanti i AFA, Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, Shefi i Departamentit të Strategjisë dhe Historisë, Kolonel Vullnet Doka, shefi i Degës së Arsimimit, Stërvitjes dhe Kurrikulave në KDS, Kolonele Razie Mehmeti, shefat e Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të departamenteve të Përgatitjes së Oficerit të Ri, të Strategjisë dhe Historisë, të Operacioneve të AFA, etj.

Ekipi nëpërmjet një prezantimi të mbajtur nga zonja Lydra Zegali, i njohu pjesëmarrësit në takim me iniciativën e Ndërtimit të Integritetit, si një disiplinë e NATO-s, zbatimi i së cilës bëhet nëpërmjet ndërthurjes së saj në programet arsimore të vendeve anëtare dhe partnere, si pjesë e Planit të Veprimit të Aleancës për Ndërtimin e Integritetit, të miratuar nga ministrat e Mbrojtjes në vitin 2016.

Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, i paraqiti ekipit të
NATO-s, një prezantim mbi misionin, rolin dhe përgjegjësit e institucionit të Akademisë së FA, I informoi në lidhje me koceptin e arsimimit ushtarak në FA, si dhe kurrikulat akademike për vitin akademik 2018-2019.

Diskutimet e përbashkëta ishin mjaft frytdhënëse duke konsistuar në ndërthurjen e programeve mësimore të AFA në Iniciativën e BI të NATO-s.

Shko në krye