English Shqip | 

 

Në mjediset e auditoriumit të MM u zhvillua ora e komandantit të KDS. I ftuar për të lektuar këtë radhë ishte Gjeneral Brigade® Bardhyl Hoxha, me detyrë shef i departamentit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në QDK, i cili lektoi temën e draftit të Rishikimit Srategjik të Mbrojtjes.

Në këtë aktivitet morën pjesë stafi pedagogjik i AFA, kursantë të KKSHP, KLO, personel i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Qëllimi i prezantimit të gjeneral Hoxhës, ishte angazhimi dhe metodologjia e përdorur për hartimin e draftit të Rishikimit Srategjik i Mbrojtjes (RSM), duke e pëshkruar si një proces ciklik kombëtar dhe ndërinstitucional në nivelin strategjik, e shoqëruar me një analizë racionale të interesave dhe objektivave kombëtarë, zhvillimeve të reja në mjedisin e sigurisë, përfitimeve dhe detyrimeve nga sistemi i mbrojtjes kolektive dhe zhvillimit ekonomik e financiar të vendit.
Për rreth një orë, u diskutua rreth rëndësisë së RSM-së, e cila përshkruan interesat strategjike kombëtarë dhe politikat e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë; trajton rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë; evidenton sasinë dhe cilësinë e kapaciteteve që duhet të disponojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), sipas skenarëve më të mundshëm të përdorimit të tyre, nëpërmjet argumentimit analitik të rolit të tyre në mjedisin e ri të sigurisë, për të bërë të mundur funksionimin si një forcë e mirëpajisur dhe e mirëtrajnuar dhe e aftë profesionalisht, për të realizuar misionin kushtetues.
Për pjesëmarrësit u bë prezent se metodologjia e përdorur në zhvillimin e RSM është bazuar tek modeli i vendeve aleate për planifikimin e mbrojtjes, i orientuar drejt përcaktimit dhe krijimit të kapaciteteve të kërkuara, duke pasur si referenca kryesore Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, e cila jep vlerësimin e rreziqeve të brëndshme dhe të jashtme dhe fuqizimin e sektorit të mbrojtjes, Strategjinë Ushtarake, Programin e Qeverisë për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, Planin Afatgjatë të Zhvillimit të FARSH dhe Konceptin Strategjik të NATO-s, si dhe vijon me analizën e rrethanave që ndikojnë në sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare, gjithashtu ajo përcakton kapacitetet e nevojshme për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave kryesore të FARSH.
Diskutimet ishin tepër interaktive dhe kishin të bënin me atë që RSM është në mbështetje dhe ndërveprim të plotë me dokumentet strategjike dhe bazën aktuale ligjore e normative në fushën e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, me harmonizimin dhe integrimin e kapaciteteve operacionale të FARSH me elementë të tjerë të fuqisë kombëtare, duke rritur ndërveprueshmërinë me forcat e Aleancës.
Diskutimet e këtij lloji në orën e Komanfantit të KDS janë tepër efektive e frytdhënëese për gjithë kontingjentin kursant të AFA, stafin pedagogjik dhe personelin e KDS, duke e kthyer në një traditë pozitive diskutimet lidhur me zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Shko në krye