English Shqip | 

 

50811352 803098870037412 7925581620361297920 n

Në KDS, në ambjentet e Qendrës së Simulimit është zhvilluar një tryezë pune “Për rishikimin e programeve mësimore dhe stërvitore për vitin 2019-2020”.

Ky aktivitet u zhvillua në përmbushje të Veprimtarive Kryesore të KDS për vitin 2019, duke reflektuar prioritetet e Direktivës së Mbrojtjes 2019, udhëzimet e SHSHPFA“Për Edukimin, Trajnimin, Stërvitjen dhe Vlerësimin në Forcat e Armatosura për vitin 2019”.

Në këtë tryezë pune dhe diskutimi morën pjesë përfaqësues nga: Akademia e Forcave të Armatosura, Qendra e Doktrinës dhe Kërkimit, Akademia e Nënoficerëve, Shkolla e Trupës, Qendra e Simulimit, Qendrat Stërvitore të Strukturave të FA dhe Dega e Arsimimit, Stërvitjes dhe Kurrikulave në KDS.

Objekt diskutimi në këtë tryezë ishin; vlerësimi i gjendjes dhe përcaktimi i prioriteteve dhe modaliteteve si dhe krijimi i një mekanizmi të ri bashkëpunimi produktiv në interes të rishikimit dhe ripunimit të kurrikulave mësimore dhe programeve stërvitore për vitin 2019-2020; fokusimi i punës në vijim në rritjen e profesionalizmit, bashkëpunimin më efektiv me strukturat e KDS-së, rritjen e vëmendjes së komandave të forcave ndaj veprimtarisë së qendrave stërvitore, monitorimin e proceseve hap pas hapi, si dhe planifikimi dhe jetësimi i tryezave të tjera në rang institucionesh arsimore e qendrash stërvitore me qëllim që procesi i rishikimit të programeve mësimore të kalojë në filtrin e teknikës analitike, frymëzimit, risive dhe diversitetit të mendimeve dhe vlerësimeve të aktorëve dhe faktorëve të përfshirë në këtë proces.

Shko në krye