English Shqip | 

 

Picture2

Në kuadër të vizitës së Komandanti të Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, Gjeneral Joseph L. Lengyel, në MM dhe FARSH, këshilltari ushtarak i tij, Kryekapter Ch.Kepner, zhvilloi një vizitë në Akademinë e Nënoficerave “Thomson”. Gjatë vizitës së tij, Kryekapter Ch.Kepner shoqërohej nga Major Justin Cormier, përfaqësues i zyrës së ODC.
Kryekapter Ch. Kepner u prit nga komandanti i ANO, Gjeneral Brigade Albert Mullai, oficerë dhe nënoficerë të Akademisë së Nënoficerave “Thomson”. Ai shprehu respekt dhe falenderim të veçantë për mikpritjen e bërë nga pala shqiptare gjatë vizitave të organizuara nga ana e delegacionit amerikan në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij, nëpërmjet një prezantim mbi mënyrën se si funksionon ANO, ai u njoh nga afër me punën që zhvillon ANO në trajnimin e trupës së nënoficerave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kryekapter Kepner u shpreh që “Ky bashkëpunim jo vetëm do të përforcojë marrëdhëniet mes dy ushtrive tona, por do t’i shërbejë trupës së instruktorëve të ushtrisë shqiptare të arrijnë standartet amerikave në mënyrën e trajnimit dhe edukimit të pjesës më të madhe përbërëse të efektivit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, siç janë nënoficerët. Ky nuk është një përgjithësim por një fakt”.
Më tej midis palëve, u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit nga ana e dy ushtrive tona, nëpërmjet shkëmbimit të përvojës dhe eksperiencës së instruktorëve amerikanë me instruktorët nënoficerë të ushtrisë shqiptare
Në fund të takimit, u shkëmbyen dhurata ndërmjet Komandantit të ANO-së Gjeneral Brigade Albert Mullai dhe Kryekapter Christopher Kepner në nder dhe në respekt të mikpritjes dhe vizitës së zhvilluar në ANO.

Picture3

 

Shko në krye