English Shqip | 

Në ambjentet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia e çertifikimit të 25 kursantëve të KTHOSH-it. Në ceremoni morën pjesë: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, Zv.komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Edmond Braneshi, shefat e departamenteve, pedagogë të Akademisë etj.

Në fjalën përshëndetëse, Zv.komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Edmond Braneshi theksoi se, për tre muaj u morën njohuritë bazë në lidhje me strukturën, funksionet dhe proçedurat e punës në shtab në nivel batalioni. Programi mundësoi aplikimin në praktikë të dijeve nëpërmjet ushtrimeve, stërvitjeve dhe rasteve studimore.

Kursi sherbeu si një një hap cilësor në karierrën e oficerit, duke realizuar kalimin nga drejtues të nivelit toge/kompani në oficer shtabi në nivel batalioni. Gjithashtu, Kolonel Braneshi në vijim të fjalës së tij, falënderoi pedagogët e departamenteve, Qëndrën e Simulimit, Shtabin e Përgjithshëm të FA, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes për mbështetjen e dhënë për përfundimin me sukses të kursit.

Në emër të kursantëve të KTHOSH përshëndeti Kapiten Oralt Toska.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku përgëzoi kursantët për përkushtimin dhe arritjen e rezultateve të larta gjatë procesit mësimor. Sipas Tij, Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në hierarkinë e arsimimit ushtarak, por përbën një hap cilësor në karrierën e oficerëve të rinj me qëllimn përgatitjen e oficerëve në pozicionet e ndryshme të shtabeve brenda dhe jashtë vendit në përbërje të strukturave të NATO-s e ato ndërkombëtare.

Shko në krye