English Shqip | 

Në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, për disa ditë me radhë u zhvillua panairi Ndërkombëtar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, e organizuar nga shoqëria Klik Ekspo Group Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes.

Në këtë panair, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, ekspozoi në një nga pavijonet në pjesën e brendshme të Pallatit të Kongreseve në Tiranë, materiale promocionale, të cilat kishin të bënin me veprimtaritë arsimore, stërvitore e trajnuese të kurseve institucionale që zhvillohen në AFA, ANO, SHT Bunavi Vlorë, QS, QDK; promovimin e publikimeve doktrinare ushtarake (doktrina, manuale, rregullore, që përdoren si referencë pune në veprimtarinë e FA), në kuadër të procesit të arsimimit ushtarak dhe zhvillimit doktrinar në FA.

Pavijoni i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, u vizitua edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, i cili ndër të tjera u shpreh se realizimi i këtyre eventeve në vetvete, është mjaft i rëndësishm, pasi promovohen drejtë për së drejti asetet dhe vlerat e Forcave të Armatosura në tërësi.

Shko në krye