English Shqip | 

201Mbyllet me sukses kursi i Stërvitjes Individuale të Avancuar (SIA), në Shkollën e Trupës Bunavi, në specialitetet “Këmbësori”, “Logjistikë”, “Ndërlidhje” dhe “Detari”.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë: Shefi i Shtabit i KDS Kolonel Riza Zaja, përfaqësues nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Shefi i Qendrës Stërvitore të Detarisë dhe personeli i Shkollës së Trupës.
Komandanti i Shkollës së Trupës Kolonel Ardian Lulaj, në fjalën e tij, pasi falënderoi oficerët e nënoficerët për angazhimin e përkushtimin e tyre përgjatë periudhës së kursit, u shpreh ndër të tjerash se:

101Sipas një plani metodik të hartuar në bazë reparti, për tre ditë me radhë në Shkollën e Trupës Bunavi, Vlorë, me kursantët e kursit SIA, u realizua një ushtrim stërvitor fushor. Stërvitja fushore u zhvillua në afërsi të rajonit të dislokimit, sipas një skenari i cili mbështetet në detyrat që vlerësohen në stërvitje.

Qëllimi i zhvillimit të kësaj stërvitje fushore, ishte t’u siguronte efektivave mundësinë të tregonin dhe shfaqnin aftësitë e tyre individuale e për të vënë në zbatim njohuritë e marra gjatë gjithë Stërvitjes Individuale të Avancuar, në një situatë konkrete në terren; kryerja e marshimit dhe përqendrimi në rajonin e bazimit, zbatimi i rregullave të marshimit, si dhe vendosja në vendndalesë me ngritje fushimi.

ano 100 copyParaditen e sotme në mjediset e Garnizonit të Forcës Tokësore, u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit të 40- të të Avancuar të Nënoficerit.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm Komandanti i FT, Gjeneral Brigade Albert Mullai, Shefi i DASK në KDS Kolonel Razie Mehmeti, Zv/Komandanti i ANO N/Kolonel Bedri Qoli, dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalën përshëndetëse të tij, Zv/komandanti i ANO-së, N/kolonel Bedri Qoli theksoi se: “Është kënaqësi e veçantë pasi nuk është e lehtë të përfundosh një proçes mësimor 8- javor me rezultate shumë të mira duke pasur parasysh vështirësitë dhe problemet që mund të hasen gjatë rrugës si rrjedhojë e dinamikës së punës në ANO, por dhe e vetë Forcave të Armatosura”.

Shko në krye