English Shqip | 

ZV.KOMANDANTI / ZV.REKTORI I AFA
Kolonel Prof. Asoc. Edmond Braneshi

Kolonel Prof. Asoc. Edmond Braneshi ka lindur në 26 dhjetor 1961, në Elbasan, Shqipëri.
Kolonel Edmond Braneshi ka përfunduar studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1980. Në vitin 1984 ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve. Kolonel Braneshi ka vijuar studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm në vitet 1998-2000.
Ka kryer kurse të ndryshme kualifikuese si brenda dhe jashtë vendit si në Shkollën e NATO-s Oberamergau, Gjermani, Rumani, Hungari, Kroaci, Slloveni, Monterey (Kaliforni) SHBA, Kanada, Angli etj.
Kolonel Braneshi ka filluar karrierën ushtarake si Komandant Toge në vitin 1984 në b3k në Kavajë, më vonë ka shërbyer si Komandant Kompanie në bk Rrogozhinë deri në vitin 1987. Në vitet 1987-1989 ka shërbyer si shef shtabi bk dhe instruktor Stërvitje në SHLU në Rrogozhinë.
Në vitet 1989-1990 shërben si shef shtabi në bs në Elbasan. Me vendosjen e gradave në Forcat e Armatosura në vitin 1991 merr gradën e Kapitenit dhe në vitet 1990-1993 shërben si shef operativ e stërvitje në Br. 17S në Elbasan. Në vitet 1993-1998 ka kryer detyra të ndryshme në nivel brigade në degën e Operacioneve. Në vitin 1995 merr gradën Kapiten i Parë dhe në vitin 2000 merr gradën Major.
Në vitet 2000-2007 kryen detyrën e pedagogut në departamentin e Drejtim Menaxhimit dhe në vitin 2005 merr gradën e N/kolonelit. Në vitet 2007-2012 shërben si shef seksioni në po të njëjtin departament në Akademinë e Mbrojtjes ”Spiro Moisiu” në Tiranë dhe në vitin 2011 merr gradën e Kolonelit. Në periudhën shkurt-qershor 2012 shërben si shef i departamentit të Stategjisë dhe Sigurisë në Akademi. Në periudhën qershor - tetor 2012 kryen detyrën e Drejtorit të Arkivit Qëndror dhe të Muzeut të Forcave të Armatosura. Në periudhën tetor 2012 - gusht 2013 kryen detyrën e Zv.Komandantit / Zv.Rektorit të Akademisë së Forcave të Armatosura.
Në perudhën shtator 2013 - shtator 2014 kryen detyrën e Dekanit të Fakultetit të Arsimimit të Përgjithshëm në Akademinë e Forcave të Armatosura. Në perudhën tetor 2014 - shkurt 2017 kryen detyrën e shefit të degës së Arsimimit, Stërvitjes dhe Kurrikulave pranë Komandës së Doktrinës së Stërvitjes.
Nga marsi i vitit 2017 kryen detyrën e Zv.Komandantit / Zv.Rektorit të Akademisë së Forcave të Armatosura.
Kolonel Braneshi në vitin 2008 ka marrë gradën shkencore ”Doktor” dhe nga qershori i vitit 2013 mban Titullin Akademik ”Profesor i Asocuar”.
Gjatë karrierës së tij për punë dhe kontribute të shquara Kolonel Edmond Braneshi është vlerësuar me medalje të ndryshme akorduar nga Presidenti i Republikës, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Është autor dhe bashkëautor i shumë botimeve dhe studimeve shkencore.
Kolonel Braneshi zotëron gjuhën angleze.
Kolonel Edmond Braneshi është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Shko në krye