English Shqip | 

Qendra e Gjuhëve të Huaja
QGJH organizon dhe zhvillon kurse në gjuhë të huaj për personelin ushtarak dhe civil të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. QGJH synon përsosjen e personelit të FA-së për realizimin e kërkesave të bashkëpunimit, bashkërendimit dhe ndërveprimit si vend anëtar i NATO-s si dhe zbaton politikën e arsimimit në gjuhë të huaja në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe standardet e NATO-s sipas STANAG 6001. Misioni i Qendrës së Gjuhëve të Huaja është zbatimi i programit të politikave dhe procedurave të arsimimit, kualifikimit dhe testimit në gjuhë të huaja të personelit ushtarak e civil në FA. Qëndra e Gjuhëve të Huaja përbëhet nga Departamenti Akademik dhe Departamenti i Përkthimit dhe Testimit.
Përgjegjësitë kryesore të Qendrës së Gjuhëve të Huaja janë:
o Përgatitja e programeve, planeve mësimore dhe realizimi i mësimdhënies në gjuhën angleze, duke synuar arritjen e niveleve përkatëse, sipas standarteve të NATO-s.


o Përgatitja programeve, planeve mësimore dhe realizimi i mësimdhënies në gjuhët gjermane, italiane, franceze, turke, maqedonase dhe greke në përputhje me nevojat respektive të MM dhe SHP.


o Testimi i personelit të FA në të katër aftësitë e gjuhës, sipas STANAG 6001.


o Përkthimi dhe përshtatja e literaturës së huaj, duke përmbushur kërkesat e FA.


o Lëshon çertifikatën përkatëse në STANAG 6001 duke bërë pasqyrimin dhe shpërndarjen e rezultateve të testimit.

 

o Zhvillimi testimeve të hapura në ALCPT për personelin e Forcave të Armatosura.


o Përditëson, rishikon dhe ndryshon sipas nevojave të gjitha programet ekzistuese të QGJH, në përputhje me politikat e arsimimit të MM dh SHP dhe Ligjit për arsimin e lartë.


o Kryerja e studimeve dhe kërkimeve shkencore në fushën didaktike dhe gjuhësore.

Shko në krye