English Shqip | 

Misioni i AFA:

Arsimimi dhe kualifikimi i personelit ushtarak dhe civil për të gjitha nivelet e drejtimit të Forcave të Armatosura si dhe të institucioneve të tjera të sigurisë në vend, në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes në të tre ciklet e studimit.

Detyrat:

  • Të përgatisë, arsimojë e kualifikojë specialistë të lartë të personelit ushtarak e civil për të gjitha nivelet e drejtimit të Forcave të Armatosura për fushën e sigurisë e mbrojtjes.
  • Të arsimojë dhe kualifikojë kandidatët për oficerë të rinj në ciklin e parë të studimeve.
  • Të përgatisë, arsimojë e kualifikojë specialistë të lartë të personelit të institucioneve të tjera të sigurisë në vend, në fushën e sigurisë.
  • Të përgatisë dhe zbatojë programin e kualifikimit dhe testimit në gjuhë të huaj të personelit ushtarak e civil në Forcat e Armatosura.
  • Të hartojë dhe realizojë programe arsimimi dhe kualifikimi në të tre ciklet e studimit (Bachelor, Master Profesional/Master i Shkencave/Master Ekzekutiv dhe Doktoraturë (në bashkëpunim me institucione të tjera të arsimit të lartë) në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
  • Të ofrojë kualifikim të vazhduar për personelin akademik në fushat që mbulon.
  • Të kryejë studime dhe të japë ekspertizë për probleme teoriko-praktike në fushat e mbrojtjes e sigurisë në interes të Forcave të Armatosura e institucioneve të sigurisë në vend.
  • Të organizojë, planifikojë dhe realizojë veprimtaritë për zhvillimin dhe zbatimin e koncepteve doktrinare të përdorimit të forcave në të gjitha nivelet e drejtimit.

Shko në krye