English Shqip | 

 Rregullore e jetës së brendshme në anije.

Rregullore e jetës së brendshme në anije përcakton bazat e organizimit të jetës së brendshme në anije, përgatitjen, detyrat e personelit, rregullat e shërbimit të përditshëm, si dhe rregullat ceremoniale në anijet e Forcës Detare. Rregullorja e organizimit të jetës në anije përgatit dhe pajis personelin e anijes me një burim të gatshëm informacioni rreth detyrave dhe përgjegjësive të tyre për administrimin, operacionalitetin, bashkëjetesën dhe jetëgjatësinë e anijes. Njohja e saj nga i gjithë personeli i Forcës Detare, efektivat e anijeve, personeli i përkohshëm i imbarkuar në anije, si dhe studentët e shkollave ushtarake që kryejnë praktikën në anije është domosdoshmëri.

                                                                                                                                                                   Rregullore e jetes se brendshme ne anije.

 

 


 Rregullorja e MNZSH-PU.

Mbrojtja e pronës ushtarake dhe qëndrimi ndaj saj janë të pandara nga rritja e vigjilencës së efektivave dhe zbatimi me përpikëri i normave juridike, që rregullojnë administrimin e saj. Mbrojtja nga zjarri është një nga detyrat e çdo ushtaraku dhe nëpunësi civil për të ruajtur gjithçka që ka në administrim institucioni, reparti, nënreparti apo individi. Legjislacioni ynë ka qenë dhe mbetet një mjet i rëndësishëm për zbatimin, forcimin e rregullave dhe normave juridike, të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Efektivat e Forcave të Armatosura dhe në veçanti, ato të specializuara në zbatim të ligjit nr.152/ 2015, datë 21. 12. 2015 për MZSH-në, bëhet organizimi i strukturave të MZSH-së në FA në bazë toge, kompanie, batalioni, brigade, institucioni, si dhe në objektet e rëndësisë së veçantë, krijohet nënrepart i specializuar zjarrfikës, sipas kushteve konkrete të çdo reparti apo institucioni.

                                                                                                                    Rregullorja e MNZSH-PU

 


 Rregullore e Publikimeve Doktrinare ne FA-KDS/QDK

Rregullore e publikimeve doktrinare përfshin procedurat për hartimin dhe publikimin e dokumenteve doktrinare të nivelit të parë, të dytë dhe të tretë. Në këtë rregullore janë të përshkruara procedurat formale për standardizimin e procesit të zhvillimit e të harmonizimit të materialeve doktrinare si në rrafshin horizontal, ashtu edhe në atë vertikal. Gjithashtu, është e përcaktuar qartë metodologjia e vendosjes së materialeve doktrinare në Arkitekturën e Doktrinës së Përbashkët të FA (DPFA), sipas rastit dhe përkatësisë.

 Rregullore e Publikimeve Doktrinare ne FA-KDS/QDK

 

 

 


 

Manuali i Helikopterit .

Udhëzuesi i lundrimit detar .

Doktrina e  D.F.D

Manuali i Bordingut .

 

Shko në krye