English Shqip | 

Ushtrimi Stërvitor Fushor startoi prej datës 13.11.2018, sipas një plani metodik të hartuar në bazë reparti, stërvitja fushore u zhvillua tri ditë dhe dy net në afërsi të rajonit të dislokimit, sipas një skenari i cili mbështetet në detyrat që vlerësohen në stërvitje.
Qëllimi i zhvillimit të kësaj stërvitje fushore është t’u sigurojë efektivave mundësinë të tregojnë dhe shfaqin aftësitë e tyre individuale dhe të vënë në zbatim njohuritë e marra gjatë gjithë stërvitjes në një situatë konkrete në terren.
Kryerja e marshimit dhe përqendrimi në rajonin e bazimit, zbatimi i rregullave të marshimit, vendosja në vendndalesë me ngritje fushimi. Sigurimi

i kushteve për jetesë dhe stërvitje. Përsëritja e të gjithë veprimeve taktike të mësuara më parë dhe realizimi i të gjitha detyrave të ushtrimit stërvitor.
Komandanti i Shkollës së Trupës Kolonel Ardian Lulaj ka përgëzuar të gjithë ushtarët dhe personelin e Shkollës së Trupës pjesëmarrës në këtë stërvitje, për motivimin, disiplinën dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij ushtrimi stërvitor.

Shko në krye