English Shqip | 

      e mërkurë 24.10.2018

Sot në datën 24.10.2018 në ambientet e stërvitjes të Shkollës së Trupës me kursantët e kurseve të Stërvitjes Individuale Bazë dhe të Avancuar është zhvilluar testimi i detyrave të periudhes “Blu”.


Programi stërvitor për të dy kurset zhvillohet në tre periudha “jeshile”, “blu” dhe e “kuqe”, në përfundim të kursit zhvillohet Ushtrimi Stërvitor Fushor dhe testimi i detyrave.


Në shkollën e Trupës krahas zhvillimit të Stërvitjes Individuale Bazë dhe të Avancuar, po zhvillohet dhe Kursi i Përgatitjes së Oficerit (KPO) me kadetët kandidatë për oficerë të cilët kanë zgjedhur të bëhen pjesë të Forcave të Armatosura.

Shko në krye