English Shqip | 

      30.09.2018 e diel 

Në datën 30.09.2018 me rekrutët të cilët po ndjekin kursin e Stërvitjes Individuale Bazë në Shkollën e Trupës Bunavi, në bashkëpunim me autoritetet e pushtetit vendor Vlorë u zhvillua aktivitet me qëllim njohjen e rekrutëve me traditat e vlerat historike të Qytetit të Vlorës.

Sipas axhendes së miratuar aktiviteti u zhvillua në Sheshin e Flamurit ku rekrutët u njohën me “Monumentin Pavarësia”, Muzeun historik “Pavarësia”, pjesën e shëtitores “Lungo Mare” në Ujin e Ftohtë dhe vizitë në pikën më të lartë në “Kusum Baba” për të patur një panoramë më të gjerë të Qytetit

të Vlorës.

 

Shkolla e Trupës, Bunavi i mori të gjitha masat për zhvillimin normal të këtij aktiviteti.

Shko në krye