English Shqip | 

      28.09.2018 e premte 

Në datën 28.09.2018 në ambientet e stërvitjes të Shkollës së Trupës me kursantët e kurseve të Stërvitjes Individuale Bazë dhe të Avancuar është zhvilluar testimi i detyrave të periudhes “jeshile”.
Programi stërvitor për të dy kurset zhvillohet në tre periudha “jeshile”, “blu” dhe e “kuqe”, në secilën periudhë ngarkesa stërvitore vjenë duke u rritur në mënyrë graduale.
Kohëzgjatja e programit stërvitor është 53 ditë për kursin e Stërvitjes Individuale Bazë dhe 50 ditë për kursin e Stërvitjes Individuale të Avancuar, në

përfundim të programit zhvillohet testimi dhe certifikimi i kursantëve nga Qendra e Programimit dhe Vlerësimit.

Shko në krye