English Shqip | 

     e hënë 10.09.2018

Në datën 10.09.2018, në Shkollën e Trupës Bunavi, ka nisur cikli stërvitor Shtator-Nëntor 2018, me kursin e Stërvitjes Individuale Bazë dhe Stërvitjes Individuale të Avancuar.Komandanti i Shkollës së Trupës Kolonel Ardian Lulaj ju ka uruar mirëserdhjen në Shkollën e Trupës rekrutëve të rinj të kursit SIB dhe ushtarëve të kursit SIA.
Në fjalën e tij, komandanti i Shkollës së Trupës theksoi se Kursi i Stërvitjes Individuale Bazë konsiderohet jo vetëm si porta hyrëse në karrierën e ushtarakëve të FA, por edhe shkolla e parë e edukimit ushtarak, përmes të cilës realizohet shndërrimi i Juaj nga civilë në ushtarë. Të ardhur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, këtu në Bunavi, ju do të jetoni e stërviteni së bashku në të njëjtat ambiente e poligone, do të merrni e jepni nga

kultura e njëri-tjetri, nga individualiteti i njëri-tjetrit, duke ngjizur e konkretizuar ditë pas dite shoqërinë ushtarake. Në Bunavi do të mësoni të respektoni veten tuaj, shokun, eprorin, të krijoni dhe punoni me frymën e grupit, frymën e besimit reciprok ndaj njëri tjetrit, gjë që është shumë e rëndësishme për realizimin me sukses të detyrave në operacione ushtarake dhe jo ushtarake. Si rekrutë të rinj, ju porosis që të respektoni shokët, instruktorët dhe komandantët tuaj, të dëgjoni këshillat dhe vërejtjet e tyre, të mësoni prej tyre. Gjithashtu Komandanti i Shkollës së Trupës ju drejtua ushtarëve të kursit Stërvitjes Individuale të Avancuar duke ju uruar suksese në këtë kurs, dijet dhe aftësitë që ju do të fitoni këtu në Bunavi do t’ju shërbejnë për të rritur më tej profesionalizmin tuaj gjatë kryerjes së detyrave në repartet e Forcave të Armatosura ku do të shërbeni. Jeta në kushte kazerme dhe aktiviteti stërvitor, do ju kompletojë si ushtarë të vërtetë, të aftë për të marrë përsipër detyra më të rëndësishme në misione brenda dhe jashtë vendit.
Programi i Stërvitjes Individuale Bazë zgjatë 53 ditë, e ndarë në 3 periudha: “jeshile”, “blu” dhe e “kuqe”. Programi i Stërvitjes Individuale të Avancuar zgjatë 50 ditë, e ndarë në 3 periudha: “jeshile”, “blu” dhe e “kuqe”.Në këto dy kurse zhvillohen gjithsej 14 detyra qitje me armët e këmbësorisë ,8 në kursin SIB dhe 6 në kursin SIA. Në përfundim të kurseve zhvillohet Ushtrimi Stërvitor Fushor 3 ditor (marshim në këmbë dhe me pajime) në një distancë totale 35 deri në 40km.Çdo kursant testohet në rreth 100 detyra stërvitore dhe certifikohet në kursin përkatës.

Shko në krye