English Shqip | 

Mbyllet me sukses kursi i Stërvitjes Individuale të Avancuar (SIA), në Shkollën e Trupës Bunavi, në specialitetet “Këmbësori”, “Logjistikë”, “Ndërlidhje”, “Xhenjo” dhe “Polici Ushtarake”.
Komandanti i Shkollës së Trupës Kolonel Ardian Lulaj falënderoi Oficerët e Nënoficerët e stërvitjes, se sot është dita e krenarisë për atë çka kemi arritur gjatë këtyre 10 javëve, pasi nëpërmjet punës Tuaj i kemi siguruar Forcave të Armatosura një kontingjent më cilësor, më të aftë e specialistë, për të shërbyer në fushë betejë.

 

Gjithashtu Komandanti i Shkollës së Trupës Ju shprehu mirënjohjen ushtarëve të sapo certifikuar për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar, për atë që reflektuan këtu në Bunavi, jeta në kushte kazerme dhe aktiviteti stërvitor në Shkollën e Trupës, ju ka kompletuar si ushtarë të vërtetë, të aftë për të marrë përsipër detyra më të rëndësishme në misione brenda dhe jashtë vendit.

Në përfundim të ceremonisë për ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, të cilët gjatë kursit janë dalluar për arritje të larta në disiplinë dhe stërvitje, u ndanë certifikatat vlerësimi dhe u be një foto e përbashkët me të sapo certifikuarit.

                                                                                                                                      

Shko në krye