English Shqip | 

Ushtrimi Stërvitor Fushor startoi prej datës 13.11.2018, sipas një plani metodik të hartuar në bazë reparti, stërvitja fushore u zhvillua tri ditë dhe dy net në afërsi të rajonit të dislokimit, sipas një skenari i cili mbështetet në detyrat që vlerësohen në stërvitje.
Qëllimi i zhvillimit të kësaj stërvitje fushore është t’u sigurojë efektivave mundësinë të tregojnë dhe shfaqin aftësitë e tyre individuale dhe të vënë në zbatim njohuritë e marra gjatë gjithë stërvitjes në një situatë konkrete në terren.
Kryerja e marshimit dhe përqendrimi në rajonin e bazimit, zbatimi i rregullave të marshimit, vendosja në vendndalesë me ngritje fushimi. Sigurimi

      e premte 16.11.2018

Në mjediset e Shkollës së Trupës, Bunavi, Vlorë, u zhvillua ceremonia e betimit dhe certifikimit të rekrutëve të kursit të Stërvitjes Individuale Bazë dhe certifikimi i ushtarëve të Kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar në specialitetet “Këmbësori”, “Logjistikë”, “Polici ushtarake”, dhe “Ndërlidhje”.


Në ceremoninë e certifikimit ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, përfaqësues të institucioneve të qytetit të Vlorës si dhe familjarë të ushtarëve.

      30.09.2018 e diel 

Në datën 30.09.2018 me rekrutët të cilët po ndjekin kursin e Stërvitjes Individuale Bazë në Shkollën e Trupës Bunavi, në bashkëpunim me autoritetet e pushtetit vendor Vlorë u zhvillua aktivitet me qëllim njohjen e rekrutëve me traditat e vlerat historike të Qytetit të Vlorës.

Sipas axhendes së miratuar aktiviteti u zhvillua në Sheshin e Flamurit ku rekrutët u njohën me “Monumentin Pavarësia”, Muzeun historik “Pavarësia”, pjesën e shëtitores “Lungo Mare” në Ujin e Ftohtë dhe vizitë në pikën më të lartë në “Kusum Baba” për të patur një panoramë më të gjerë të Qytetit

      e mërkurë 24.10.2018

Sot në datën 24.10.2018 në ambientet e stërvitjes të Shkollës së Trupës me kursantët e kurseve të Stërvitjes Individuale Bazë dhe të Avancuar është zhvilluar testimi i detyrave të periudhes “Blu”.


Programi stërvitor për të dy kurset zhvillohet në tre periudha “jeshile”, “blu” dhe e “kuqe”, në përfundim të kursit zhvillohet Ushtrimi Stërvitor Fushor dhe testimi i detyrave.

      28.09.2018 e premte 

Në datën 28.09.2018 në ambientet e stërvitjes të Shkollës së Trupës me kursantët e kurseve të Stërvitjes Individuale Bazë dhe të Avancuar është zhvilluar testimi i detyrave të periudhes “jeshile”.
Programi stërvitor për të dy kurset zhvillohet në tre periudha “jeshile”, “blu” dhe e “kuqe”, në secilën periudhë ngarkesa stërvitore vjenë duke u rritur në mënyrë graduale.
Kohëzgjatja e programit stërvitor është 53 ditë për kursin e Stërvitjes Individuale Bazë dhe 50 ditë për kursin e Stërvitjes Individuale të Avancuar, në

Shko në krye