English Shqip | 

     e premte 22.06.2018

Në sallën e mbledhjeve të Forcës Tokësore u zhvillua ceremonia e certifikimit të grupit të parë të Kursit 60 Fillestar të Nënoficerit, që përbën dhe hallkën e parë të arsimimit të nënoficerave të rinj të Forcave të Armatosura. Kursi i 60-të Fillestar i Nënoficerit filloi me datë 21.05.2018 dhe mbaroi në 22.06.2018 me 52 (pesëdhjetë e dy) kandidatë sipas listës së miratuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së.

 

Kursi Fillestar i Nënoficerit u zhvillua në ANO për një periudhë 5-javore me 190 orë mësimore. Kursi është ndarë në tre grupe mësimore me nga 52 (pesëdhjetë e dy) kursantë: grupi i parë që mbaroi kursin në 11 maj 2018, grupi i dytë i cili zhvilloi këtë kursin në periudhën maj-qershor, ndërsa grupi i tretë do të zhvillojë kursin në periudhën tetor- nëntor 2018. Kursi është i fokusuar në lëndët Lidership, Rregullore-Ligjshmëri, Taktikë, SHLT, Përgatitje Zjarri, Përgatitje Fizike, Testime.

Objektivi i programit mësimor ishte hedhja e bazave për karrierën e Nënoficerit, ofrimi i njohurive teoriko-praktike për drejtimin e grupit dhe niveleve të njësuara me të si dhe shkëputjen nga përgjegjësia individuale në aftësi e përgjegjësi si drejtues dhe lider.Në ceremoninë e organizuar më këtë rast morën pjesë Komandanti i Akademisë së N/oficerëve Kolonel Albert Mullai, komandantët e kurseve, kursantë, oficerë dhe nënoficerë të ANO.

Në emër të kursantëve përshëndeti ushtar IV Fabiola Qose ‘ Jam e privilegjuar të flas në emër të të gjithë kursantëve, duke qenë se jam njëra nga dy vajzat që e kanë ndjekur këtë kurs të dominuar nga kursantët meshkuj. Dua të falenderoj instruktorët përgjegjës që janë marrë drejtpërdrejt me instruktimin dhe trajnimin tone, duke qenë një gur themeli në ngritjen tonë si nënoficera të ardhshëm të FA-ve. Secili nga ne u vendos në rol të drejtuesit të grupit duke pasur mundësinë që të zbatonim në praktikë të gjitha ato që ne kishim mësuar gjatë kursit për lidershipin ushtarak.

Në fjalën e tij, komandanti i ANO-së, kolonel A.Mullai falenderoi të gjithë kursantët për disiplinën e treguar, instruktorët, komandantin e kursit fillestar, komandantin e kurseve për përkushtimin e treguar në arsimimin dhe trajnimim e ofruar, duke bërë që kursantët ta përvetësonim sa më mirë programin mësimor si dhe, t’i përballonim të gjitha vështirësitë e hasura gjatë kursit në mënyrën më të lehtë të mundshme.

Shko në krye