English Shqip | 

Në datën 11.04.2018 në sallën e mbledhjeve të Forcës Tokësore u zhvillua ceremonia e certifikimit të grupit të parë të Kursit 59 Fillestar të Nënoficerit, që përbën dhe hallkën e parë të arsimimit të nënoficerave të rinj të Forcave të Armatosura. Kursi i 59-të Fillestar i Nënoficerit filloi me datë 9.04.2018 dhe mbaroi në 11.05.2018 me 52 (pesëdhjetë e dy) kandidatë sipas listës së miratuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së nga të cilët 51 (pesëdhjetë) arritën ta mbyllin me sukses këtë kurs. Kursi Fillestar i Nënoficerit u zhvillua në ANO për një periudhë 5-javore me 190 orë mësimore. Kursi është ndarë në tre grupe mësimore me nga 52 (pesëdhjetë e dy) kursantë: grupi i parë që mbaroi kursin në 11 maj 2018, grupi i dytë i cili do të zhvillojë këtë kurs në periudhën maj-qershor, ndërsa grupi i tretë në periudhën tetor- nëntor 2018.

Kursi është i fokusuar në lëndët Lidership, Rregullore-Ligjshmëri, Taktikë, SHLT, Përgatitje Zjarri, Përgatitje Fizike, Testime.Objektivi i programit mësimor ishte hedhja e bazave për karrierën e Nënoficerit, ofrimi i njohurive teoriko-praktike për drejtimin e grupit dhe niveleve të njësuara me të si dhe shkëputjen nga përgjegjësia individuale në aftësi e përgjegjësi si drejtues dhe lider.Në ceremoninë e organizuar më këtë rast morën pjesë Komandanti i Akademisë së N/oficerëve Kolonel Albert Mullai, komandantët e kurseve, kursantë, oficerë dhe nënoficerë të ANO.

Në emër të kursantëve përshëndetën ushtar IV Shkëlqim Ferati ‘Do të doja të thoja se ky kurs ka qenë një ndërthurje shumë e mirë e mësimit, stërvitjes dhe përpjekjeve intensive për të arritur këtu, duke u përballuar me të panjohura, sfida e rregulla, të shpalosura gjatë orëve teorike, por më dukshëm në stërvitjet fushore të zhvilluara, duke shënuar kështu, tregues që flasin jo vetëm për anën profesionale, por edhe për një përkushtim të vetëdijshëm moral. Atje secili nga ne u vendos në rol të drejtuesit të grupit duke pasur mundësinë që të zbatonim në praktikë të gjitha ato që ne kishim mësuar gjatë kursit për lidershipin ushtarak.’. Së fundmi, në emër të të gjithë kursantëve, falenderoi të gjithë instruktorët, komandantin e Kursit Fillestar, komandën e Kurseve si dhe drejtuesit e ANO që na ndihmuan pa hezitim ta përvetësonim sa më mirë programin mësimor si dhe të përballonim të gjitha vështirësitë e hasura gjatë kursit në mënyrën më të lehtë të mundshme.

Në fjalën e tij Kolonel theksoi :’Me nivelin e njohurive që keni arritur, ju jeni të aftë të përballoni me sukses çfardolloj detyre që do tu jepet nesër e në vazhdim, ju mund të konkuroni dhe ballafaqoheni me secilin nga homologët tuaj, brenda e jashtë vendit dhe të arrini rezultate pozitive, por që të jeni gjitmonë të tillë duhet që të mësuarit, të studiuarit, përgatitjen fizike të mos e ndërprisni asnjëherë gjatë gjithë karrierës suaj ushtarake, sepse keto komponentë janë të domosdoshëm për të përballuar kërkesat e kohës dhe zhvillimin e teknolgjisë moderne” Gjithashtu ai shprehu bindjen se dijet dhe aftësitë e marra gjatë këtij kursi do t’ju shërbejnë për të rritur më tej profesionalizmin për kryerjen e detyrave në strukturat e Forcave të Armatosura ku ata shërbejnë.

Në fund të ceremonisë sipas traditës u realizua një foto e përbashkët.

Shko në krye