English Shqip | 

     e premte 04.05.2018

Në datën 04.05.2018 në sallën e mbledhjeve të Akademisë së Nënoficerave u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit të Lartë të Nënoficerit. Kursi i 18-të i lartë i Nënoficerit filloi me datë 19.03.2018 dhe mbaroi në 04.05.2018 me 25 (njëzet e pesë) kandidatë sipas listës së miratuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, nga të cilët 25 (njëzet e pesë) arritën ta përfundonin me sukses kursin.
Kursi i lartë i Nënoficerit mbështetet në konceptin arsimor ushtarak për nënoficerët si dhe integrimin e pjesmarrësve në procesin mësimorë duke synuar zhvillimin e aftësive profesionale të tyre në rolin e këshilltarit dhe specialistit në shtabin e nënrepartit dhe të repartit. Programi mësimor i kursit të Lartë të

Nënoficerit është i fokusuar në aftësimin e nënoficerit në realizimin e kërkesave të funksionit organik të kapterit në kuadrin e strukturës organizative të FA-së. Kursi i Lartë i Nënoficerit u zhvillua në ANO për një periudhë 8-javë, i fokusuar në lëndët Formim Politik, Rregullore/Ligjshmëri, Drejtim Komandim, Metodikë-didaktikë, Informatikë , Histori Ushtarake , Administrim, Taktikë, SHLT, Përgatitje Zjarri, Përgatitje Fizike.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm, Komandanti i ANO Kolonel Albert Mullai, zv.Komandanti i ANO N/Kolonel Muhamed Guza, Komandanti i Kurseve N/Kolonel Shkwlqim Alsela. Në fjalën e tij përshëndetëse Komandanti i ANO Kolonel Albert Mullai theksoi:“ Kjo ceremoni sot dëshmon punën e bërë nga ju dhe instruktorët tuaj për të arritur nivele më të larta, krahasuar këto me njohuritë tuaja para se ta fillonit kursin. Ajo që ka rëndësi është dëshira, vullneti dhe përkushtimi juaj i vazhdueshëm për tu përmirësuar dhe aftësuar gjithmonë e më tepër si specialist në shtabe, këshilltar komandatësh, si nënoficer i denjë i FA. Ndaj do të kërkoja nga ju që njohuritë e marra në ANO ti përditësoni akoma dhe më shumë nëpërmjet literaturës ushtarake, nëpërmjet informacjoneve të ndryshme zyrtare në internet e kudo tjetër për tu rritur e zhvilluar më tej si ushtarakë, por në rradhë të parë si qytetarë të këtij vendi.
Në fjalën e tij, Komandanti i Kursit të Lartë Major Agron Elmasllari theksoi: ”Më lejoni që të bëj një falenderim të vecantë për të gjithë Ju , pasi secili nga ju shpalosi vlera jo vetëm duke dhënë shëmbullin personal por tregoi edhe aftësitë e tij për punën dhe bashkëpunimin në grup, element ky mjaft i rëndësishëm për aftësimin dhe krijimin e shprehive praktike për të përballuar ngarkesat dhe kërkesat për realizimin e detyrave si këshilltar dhe specialist në shtabin e nënrepartit dhe të repartit’.
Në fjalimin e mbajtur në emër të të gjithë kursantëve, Rreshter Majlinda Nebollaj falenderoi të gjithë trupën mësimdhënëse të ANO-së, që me shumë profesionalizëm, këmbëngulje dhe durim na mësuan, stërvitën dhe na bënë që të ndjehemi më të sigurt në detyrat që do të na besohen në të ardhmen. 'Ne sot jemi gati për të vazhduar më tej

Shko në krye