English Shqip | 

     e enjte 03.05.2018

Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura të SHBA-ve, (ODC) nga data 30 Prill – 5 Maj 2018 në vendin tonë u zhvillua aktiviteti ‘Senior NCO Professional Development TCT’. Në këtë aktivitet morën pjesë nga rradhët e nënoficerëve nga Garda New Jersey, Kryekapter Cormier R Justin, Kapter Earnest William, Kapter Janeen Fillari, Kapter Thomas Alexander, Rreshter Stefanie Bobko, Rreshter Christina Lewis, ndërsa nga rradhët e FA morën pjesë nënoficerët më të lartë të Komandave të FT (7), FD (3), FAj (1), KDS (5), KM (2), ASNI (1), QPR (1), Bataljoni i SHP, nënoficerët e drejtorive në SHP (2). Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e ANO-së, KDS, dhe me një vizitë pranë Bazës Ajrore në Farkë.


Qëllimi i këtij aktiviteti ishte diskutimi mbi metodat amerikane për zhvillimin e punës në grup me nënoficerët, si dhe filozofia e edukimit të Nënoficerëve në shkollë, udhëzuesin e ushtarit dhe zhvillimi i karrierës.
Temat e trajtuara dhe diskutuara ishin:
- Metodat Amerikane për programin e zhvillimit të N/Oficerit,
- sistemin e edukimit të nënoficerëve/programet e zhvillimit,
- vlerësimi dhe promovimi dhe ecuria në karrierë e nënoficerëve në ushtrinë amerikane
- rishikimi i udhëzuesit të Ushtarit
- zhvillimi i liderit ushtarak,drejtimi
- Programet e përgatitjes fizike, përkujdesja shëndetësor dhe njohuritë për armën amerikane M4.

 

Nënoficerët pjesëmarrës në këtë aktivitet sollën përvojat e tyre duke u përfshirë në diskutime rreth çeshtjeve të ndryshme në interes të zhvillimit të trupës së nënoficerit. Në ditën e parë të aktivitetit u trajtuan tema rreth programeve të zhvillimit të nënoficerit, të drejtat e tij, parimet e drejtuesit-lidershipit, dhe një prezantim i shkurtër mbi ecurinë në karrierë të nënoficerëve nga ana e Rreshter Christina Lewis si specialiste e burimeve njerëzore në Gardën e New Jersey-t.

Menaxhimi i proçesit të trajnimit dhe kualifikimit të nënoficerëve duke bashkëpunuar, për të pasur një sistem të përafërt/standart edukimi dhe kualifikimi, referuar korrikulave për edukimin profesional ushtarak të nënoficerëve (NCO-PME-RC), i standartizuar, konsulenca për zhvillimin e nënoficerëve, njohja e parimeve të menaxhimit, ishin disa nga temat e trajtuara gjatë zhvillimit të aktivitetit Përfshirja e trupës së nënoficerit në komisionet e karrierës, miratimi i udhëzuesit për rekrutimin e nënoficerit, ligji i ri për gradat, kohen minimale dhe maksimale të qëndrimit në shërbim aktiv si nënoficer, ai i disiplinës ishin disa shembuj pozitiv që u sollen gjatë diskutimeve nga pjesëmarrësit për përfshirjen në këto proçese dhe ecurinë në karrierë të nënoficerit.

Kryekapteri i Cormier R Justin, menaxher i programit të arsimimit dhe kualifikimit, diskutoi rreth detaj rreth programeve të edukimit dhe trajnimit të nënoficerëve në ushtrinë amerikane, duke parashtruar mundësitë për ndjekjen e kurseve në bashkëpunim me palën USA, ku kriteri kryesor ishte njohja e gjuhës së huaj(anglisht), informimin e komandave e njësitë e vartësisë për dërgimin e kandidaturave bazuar në kriteret bazë. Në përfundim të kursit u konkludua se planet e bashkëpunimit dypalësh, sidomos në fushën e arsimimit dhe trajnimit të nënoficerëve duhet të jenë prioritet për vitin 2018 e më pas, për këtë u diskutua qënë të ardhmen të zhvillohen vizita të ndërsjella me qëllim rritjen e eksperiencës në mësimdhënie.
Gjatë ditëve të aktivitetit, ekipi USA zhvilluan disa vizita kulturore në Muzeun e Bunk’art, Amfiteatrin e Durrësit. Në mbyllje të aktivitetit u shpërndan çertifikata për trupën e nënoficerëve pjesëmarrëse në takim.

Shko në krye