English Shqip | 

     e premte 19.04.2018

Në Akademinë e Nënoficerëve nga data 19 prill 2018 është zhvilluar Kursi i 18-të i Lartë i Nënoficerit, i cili pritet të mbyllë ciklin e tij më datën 4 Maj, me ceremoninë e çertifikimit të 25 kursantëve për gradën Kapter. Ky kurs mbështetet në konceptin arsimor ushtarak për nënoficerët si dhe, integrimin e pjesmarrësve në procesin mësimor duke synuar zhvillimin e aftësive profesionale të tyre në rolin e këshilltarit dhe specialistit në shtabin e nënrepartit dhe të repartit.Programi i Kursit, ishte i fokusuar në lëndët Formim Politik, Rregullore/Ligjshmëri, Drejtim Komandim, Metodikë-didaktikë, Informatikë , Histori Ushtarake , Administrim, Taktikë, SHLT, Përgatitje Zjarri, Përgatitje Fizike dhe u zhvillua në mjediset ANO, në repartin e Forcës Tokësore, në Garnizonin e Zall-Herrit. Gjatë kësaj faze për një periudhë 8-javore kursantët aplikuan në praktikë mësimet e

marra gjatë kursit. Studimet e kursantëve të Kursit të 18-të të Lartë të Nënoficerit u finalizuan me zhvillimin e stërvitjes së kompaktësimit me temë: “ Stërvitje Planizuese 24-orëshe ‘Dajti 2018, zhvillimin e stërvitjes kompaktësuese, veprimet dhe marrja e vendimeve në situata të ndryshme taktike ”, e cila u zhvillua më datën 26.04.2018 - 27.04.2018. Paraprakisht u morën të gjitha masat për mbarëvajtjen e stërvitjes së kompakëtisimit: ishte miratur plani metodik si dhe ishte kryer rikonicioni i rajonit ku do të zhvillohej stërvitja.Stërvitja filloi me marrjen e urdhërit së ngritjes së rajonit të bazimit në Zall-Herr, në mjediset e repartit të Forcës Tokësore. Kursantët u përballën me situata të ndryshme, si organizimi i patrullimit, organizimi i pikës së kontrollit, goditje objekti, kalimi në zona të rrezikshme, reagimi ndaj pritave dhe dalja nga prita, si dhe ribazimi.Stërvitja u inspektua nga grupi inspektimit i kryesuar nga Komandanti i ANO-së Kolonel Albert Mullai, Zv/Komandanti i ANO-së NënKolonel Muhamed Guza, dhe Komandanti i Kurseve në ANO, Nënkolonel Shkëlqim Alsela. Grupi i inspektimit vlerësoi stërvitjen 24-orëshe dhe mënyrën e veprimit të kursantëve gjatë gjithë zhvillimit të stërvitjes, situatave të ndryshme si dhe gjatë ngritjes së përkohshme të fushimit.

 

Shko në krye