English Shqip | 

       e enjte 18.04.2018

Në kuadër të nismës ‘Pastrojmë Shqipërinë që duam’ dhe javës për mbrojtjen e tokës, personeli i Akademisë së Nënoficerave ka ndërmarrë një aksion pastrimi, të mbështetur dhe nga kursantët që po zhvillojnë kursin fillestar në akademi.
Aksioni filloi në orën 11:00 ku u angazhuan 60 efektivë me pastrimin e ambjenteve brenda territorit rrethues të repartit të Forcës Tokësore në Zall-Herr, duke vijuar më pas me heqjen e mbetjeve të ndryshme urbane jashtë rrethimit të repartit.
Mbrojtja e mjedisit mbetet qëllimi dhe detyra kryesore e shoqërisë në tërësi. Duke qenë mjedisi jonë është i sulmuar nga shumë ndotës dhe vetë njerëzit fatkeqësisht kontribuojnë në përkeqësimin e kësaj situate, domosdoshmërisht duhet të jemi Ne të parët që të ndërmarrim aksione individuale dhe kolektive për të pastruar Shqipërinë, dhe ndryshuar mentalitetin se si duhet të kujdesemi për mjedisin që na rrethon.
Nisma për pastrimin nga mbetjet në mbarë vendin ka filluar më 16 prill dhe do përfundojë më 22 prill, datë ku përkon dhe me Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Shko në krye