English Shqip | 

     e premte 18.05.2018

Në ambjentet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia e çertifikimit të kursantëve të KTHOSH. Në ceremoni morën pjesë: Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, Komandanti/Rektori i AFA Kolonel. Dr. Eduart Bala, Dekani i FSM Kolonel Prof. Asoc. Agim Sula, shefat e departamenteve të FSM, pedagogë të Akademisë etj.
Në fjalën përshëndetëse, Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Dr. Eduart Bala, theksoi se, për tre muaj u morën njohuritë bazë në lidhje me strukturën, funksionet dhe proçedurat e punës në shtab në nivel batalioni. Programi mundësoi aplikimin në praktikë të dijeve nëpërmjet ushtrimeve, stërvitjeve dhe rasteve studimore. Kursantët u aftësuan si oficerë shtabi për të kryer detyra të ndryshme në shtab, duke u aftësuar për të punuar në grup. Kursi sherbeu si një një hap cilësor në karierrën e oficerit, duke realizuar kalimin nga drejtues të nivelit toge/kompani në oficer shtabi në nivel batalioni.
Kolonel Dr. Eduart Bala, në vijim të fjalës së tij, falënderoi pedagogët e departamenteve, Qëndrën e Simulimit, Shtabin e Përgjithshëm të FA, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes për mbështetjen e dhënë për përfundimin me sukses të kursit.
Në emër të kursantëve të KTHOSH përshëndeti Kapitene Elona Stringa.
Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, dha çertifikata vlerësimi për Kapitene Nertila Kelo dhe Kapiten Arbër Prençe, si kursantët më të mirë të përzgjedhur nga efektivi i grupit mësimor, gjatë një anketimi të realizuar për këtë qëllim, në lidhje me angazhimin, përkushtimin dhe arritjen e rezultateve më të larta në KTHOSH.
Më tej, ceremonia vijoi me dhënien e çertifikatave të vlerësimit sipas listë meritës, për Kapitenlejtënant Said Qemali, Kapitene Alma Faskaj dhe Kapitene Rezarta Demçe, si kursantët më të mirë të kursit.
Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit (KTHOSH) ka filluar më datën 5 shkurt 2018 dhe u ndoq nga 24 kapitenë të FA të RSH. Kursi Themelor i Oficerit të Shtabit zë një vend të rëndësishëm në hierarkinë e arsimimit ushtarak që zhvillon Akademia e Forcave të Armatosura, pasi bën kalimin nga gradat e ulta tek gradat e larta. Kursi përbën një hap cilësor në karrierën e oficerëve të rinj dhe ka për qëllim kryesor të përgatisë oficerë në pozicionet e ndryshme të shtabeve të reparteve, si dhe në shtabe të reparteve e nënreparteve shumëkombëshe në përbërje të strukturave të NATO-s e ato ndërkombëtare. Kursi u zhvillua në 15 javë dhe pjesëmarrësit ishin të nivelit kapitenë.

Shko në krye