English Shqip | 

     e enjte 10.05.2018

Në ambjentet e auditoriumit “Gjeneral Enrico Tellini” të Garnizonit “Skënderbej” u zhvillua Konferenca Shkencore me temë: ”60 vjet Akademi e Forcave të Armatosura”. Në konferencë ishin të pranishëm Zv.Shefe e SHP të FA Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Komandanti i KDS Gjen. Brig. Prof. Asoc. Bajram Begaj, Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Dr. Eduard Bala, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Prof. Dr. Arben Gjata, drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm të FA, komandantë të strukturave të Forcave Armatosura, ish komandantë, ish profesorë të Akademisë, stafi akademik e kursantë të AFA, si dhe të ftuar të tjerë.


Zv/Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Prof. Asoc. Edmond Braneshi në fjalën e hapjes falënderoi të ftuarit për pjesëmarjen e tyre në Konferencën Shkencore dhe theksoi se …“ Një nga ngjarjet më të mëdha në fushën e zhvillimit të arsimit ushtarak ishte krijimi i Shkollës së Naltë Ushtarake në qytetin e Tiranës më 10 Maj 1958. Vendimi për hapjen e akademisë vetëm një vit pas Universitetit të Tiranës përbënte jo vetëm një vlerësim për shkollën, por edhe një dukuri të re në fushën e arsimimit dhe të kualifikimit të oficerëve. Referuar punës kërkimore në 60 vjet, Akademia u bë institucioni elitë dhe i respektuar i Forcave të Armatosura dhe jo vetëm, tribunë e mendimit ushtarak të kohës. Akademia ka realizuar një numër botimesh nga tematika e doktrinës ushtarake të kohës, historia ushtarake, artikuj të shumtë studimorë, shkencorë, si dhe pjesëmarrje si bashkautorë në veprimtari dhe botime akademike të institucioneve shkencore të vendit etj. Jubileu i 60-vjetorit e gjen akademinë me një vlerësim pozitiv, duke kryer akreditimin e parë institucional si institucion i arsimit të lartë dhe njëkohësisht, me rihapjen e ciklit të tretë të studimeve, gjë që ka rritur përgjegjshmërinë e stafit të saj akademik. Konferenca e sotme “60 vjet Akademi e Forcave të Armatosura” ka për qëllim të promovojë vlerat e AFA si një institucion që mbulon nevojat e FA me arsim ushtarak për ciklet e studimit dhe kurset institucionale”.
Pjesëmarrja në konferencë ishte gjithëpërfshirëse me kumtues nga strukturat e KDS, Forcat Tokësore, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Mbrojtjes, etj.
Konferenca shkencore u mbajt në dy seanca. Paneli drejtues i seancës së parë përbëhej nga Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Dr. Eduard Bala, Zv.Komandanti/zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof. Asoc. Edmond Braneshi, Shef/Dekani i FSM Kolonel Prof. Asoc. Agim Sula dhe Prof. Asoc. Bernard Zotaj. Në seancën e parë u mbajtën kumtesat:
1. Kumtesa: “60 vjet Akademi e Forcave të Armatosura, arritjet dhe perspektiva e institucionit arsimor ushtarak shqiptar”- e përgatitur nga Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj dhe Kolonel Prof.Asoc. Zaho Golemi,e cila u mbajt nga Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj.
2. Kumtesa: “Akademia e Forcave të Armatosura, përgjegjësitë dhe ambiciet si institucion lider në edukimin e profesionistëve të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare” përgatitur nga Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu dhe Dr. Etleva Smaçi,e cila u mbajt nga doktorante në proçes Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu.
3. Kumtesa: “Kontributi i personaliteteve ushtarake të Akademisë së Forcave të Armatosura ndër vite” përgatitur nga Kolonel Dr. Eduart Bala dhe Prof. Asoc. Bernard Zotaj,e cila u mbajt nga Prof. Asoc. Bernard Zotaj.
4. Kumtesa: “Cilësia akademike, kusht dhe nevojë e vazhdueshme e arsimimit ushtarak për të gjitha nivelet e arsimimit” përgatitur nga Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi dhe doktorantët në proçes Ergys Llanaj dhe Rovena Aliraj,kumtesë e cila u mbajt nga Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi.
Paneli drejtues i seancës së dytë përbëhej nga Kolonel Prof. Asoc. Zaho Golemi, Dr. Etleva Smaçi, Gjeneral Brigade (R) Msc. Bardhyl Hoxha, Kolonel Msc. Albert Mullai. Gjatë seancës së dytë u mbajtën kumtesat:
5. Kumtesa: “Programi mësimor i historisë ushtarake në 60 vjet të AFA-së dhe impakti i saj në formimin akademik të ushtarakut”, përgatitur nga Nënkolonel Fatmir Ribaj, Dr. Etleva Smaçi dhe major Enkeleda Tyrku. Kumtesa u mbajt nga doktorant në proçes Nënkolonel Msc. Fatmir Ribaj.
6. Kumtesa: “Reflektimi i koncepteve doktrinare në programet mësimore të akademisë”, përgatitur dhe referuarnga Gjeneral Brigade (R) Msc. Bardhyl Hoxha, doktorant në proçes.
7. Kumtesa: “Në kërkim të modelit për një sistem ushtarak modern”, përgatitur dhe referuar nga Kolonel Msc. Albert Mullai, doktorant në proçes.
8. Kumtesa: “Strategjia e Sigurisë Kombëtare nën këndvështrimin e Mbretërisë së Bashkuar”, përgatitur dhe referuar nga doktorant në proçes Kolonel Msc. Ardian Lulaj.
Në përfundim Komandanti/Rektori i AFA Dr. Eduard Bala, falënderoi gjithë organizatorët dhe kumtuesit për punën një vjeçare për përgatitjen e konferencës. Gjithashtu Komandanti/Rektori Dr. Eduart Bala, Zv.Komandanti/Zv.Rektori Prof. Asoc. Edmond Braneshi dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes i’u dhanë çertifikata lektorëve të

Shko në krye