English Shqip | 

     e premte 27.04.2018

Më datën 27 Prill 2018 në auditoriumin e “Gjeneral Enrico Tellini” të Garnizonit “Skënderbej” u zhvillua “Ora e Komandantit” i ftuar nderi ishte Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Vladimir Avdiaj. Të pranishëm gjatë ligjërimit ishin Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Prof. Asoc. Bajram Begaj, Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Dr. Eduart Bala, Shefi i Shtabit të KDS Kolonel Selim Troci, Zv/komandanti i AFA, Kolonel Prof. Asoc. Edmond Braneshi, Dekani i FSM Kolonel Prof. Asoc. Zaho Golemi, shefat e Qendrave në KDS, shefat e departamenteve, Shtabi i KDS, Qëndra e Simulimit, Qëndra e Doktrinës dhe Kërkimit, stafi pedagogjik i Akademisë së Forcave të Armatosura, etj.Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura Kolonel Dr. Eduart Bala bëri prezantimin e Komandantit të Forcës Ajrore Gjeneral Brigade Vladimir Avdiaj.

 

 

Komandanti i Forcës Ajrore trajtoi temën “Forca Ajrore e Republikës së Shqipërisë”. Gjeneral Brigade Vladimir Avdiaj gjatë ligjërimit i njohu pjesëmarrësit me Historikun e Forcës Ajrore; Misionin, detyrat, strukturën; Statusin aktual të Forcës Ajrore: Bazës Ajrore Farkë, Qëndrës së Kontroll Raportimit, Bazës Ajrore Kuçovë; Prioritetet e zhvillimit të Forcës Ajrore; Prioritetet e zhvillimit të Kapaciteteve; Kontrollin e Hapësirës Ajrore dhe integrimi në NATINAMDS; Shërbimin SAR Ajror; Shërbimin Metereologjik; si dhe sfidat e ndryshimit.Komandanti i Forcës Ajrore ju përgjigj gjithashtu edhe pyetjeve të bëra nga pjesëmarësit në ligjërim.Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Bajram Begaj i dhuroi Komandantit të Forcës Ajrore Gjeneral Brigade Vladimir Avdiaj “Certifikatën e Mirenjohjes” me motivacionin “Për kontributin e dhënë si lektori i shquar në prezantimin me personelin e Komandës së Doktrinës dhe të Stërvitjes, Akademisë së Forcave të Armatosura, Qëndrës së Simulimit dhe Qëndrës së Doktrinës dhe Kërkimit”.

Shko në krye