English Shqip | 

     e martë 24.04.2018

Në vijim të programit akademik, në datën 20 prill 2018 studentët e Kursit të Lartë të Oficerit bënë një vizitë mësimore në Kosovë. Grupi i Akademisë së Forcave të Armatosura në këtë vizitë drejtohej nga kolonel Fiqiri Hoxha, Shef i Departamentit të Operacioneve. Pjesë e grupit ishin edhe kolonele Irela Nebiaj, pedagogia përgjegjëse për KLO si dhe pedagogët e departamentit të operacioneve në Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së AFA-së. Gjatë zhvillimit të vizitës në Kosovë, grupi shoqërohej nga Atasheu Ushtarak i Republikës së Kosovës në Shqipëri kolonel Bashkim Shillova.Qëllimi i vizitës ishte njohja e studentëve të KLO me Institucionet e Sigurisë së Kosovës si dhe zhvillimi i vizitave në vendet historike.Programi i vizitës përfshinte takim me Zv/Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëkohësisht edhe Komandant i Forcës

Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi, vizitë në Ministrinë e Sigurisë së Kosovës dhe në Qendrën e Studimeve Universitare, si dhe vizitë në Prekaz në Memorialin e heroit Adem Jashari.Grupi i AFA fillimisht vizitoi Komandën e Forcës Tokësore (KFT) ku u pritën nga Komandanti i saj, gjeneral brigade Enver Cikaqi, i cili pasi i uroi mirëseardhjen e njohu grupin me arritjet e deritanishme të Komandës së Forcës Tokësore. Gjatë vizitës në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës grupi i AFA u pritën nga oficerë të lartë të MFSK-së dhe nga Departamenti për Transformim, Standardizim dhe Modernizim në MFSK. nënkolonel Haki Hoti, përfaqësues i Departamentit për Transformim, Standardizim dhe Modernizim, nëpërmjet brifingut i njohu pjesëmarrësit me arritjet që nga themelimi i FSK, plotësimi i kapaciteteve operacionale, kualifikimet, trajnimet, bashkëpunimin ndërkombëtar, rajonal si dhe me procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.Në vijim, grupi i AFA dhe pedagogët vizituan Qendrën e Stërvitjes Universitare (QSU), ku u pritën nga Komandanti i kësaj Qëndre kapiten Vegim Krelani. Kapiten Krelani nëpërmjet prezantimit i njohu pjesëmarrësit me misionin, programin mësimor dhe infrastrukturën e kësaj Qendre Stërvitore Universitare. Pjesë e kësaj Qëndre Stërvitore janë edhe studentët nga Shqipëria që po përgatiten për oficerë të ardhshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Padyshim gjatë vizitës në Kosovë pjesë e programit ishte edhe vizita në Memorialin e Adem Jasharit dhe në Kullën e Jasharajve në Prekaz, në nderim të heronjve që luftuan për lirinë e Kosovës.

 

Shko në krye