English Shqip | 

Në ambjentet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në prani të Komandantit të KDS gjeneral brigade Bajram Begaj, personelit ushtarak e civil të Akademisë së Forcave të Armatosura u bë prezantimi i Komandantit të komanduar të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Komandanti i KDS gjeneral brigade Bajram Begaj bëri prezantimin e kolonel Dr. Eduard Balës, i komanduar në detyrën e Komandantit të Akademisë së Forcave të Armatosura.

 

Kolonel Eduard Bala komandohet në këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në Forcat e Armatosura si Zv/komandant i KDS, atashe ushtarak i RSH në SHBA (jo rezident në Kanada) dhe Spanjë, Drejtor e Zv. Drejtor në AISM, Shef i Departamentit të Strategjisë dhe Sigurisë në Akademinë e Forcave të Armatosura etj.

Shko në krye