English Shqip | 

Më datën 07.03.2018, me rastin e festës së mësuesit Ministria e Mbrojtjes zonja Olta Xhaçka u takua me stafin pedagogjik të Qendrës së Gjuhëve të Huaja në Akademinë e Forcave të Armatosura. Të pranishëm në takim ishin dhe Zv.Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Bajram Begaj, Zv.Komandanti/Zv.Rektori i Akademisë së FA Kolonel Edmond Braneshi, Përfaqësues të Zyrës së ODC, stafi pedagogjik i QGJH etj. Drejtori i Qëndrës së Gjuhëve të Huaja Dr. Jaup Zenuni falënderoi Ministren e Mbrojtjes, zv. Shefen e Shtabit të Përgjithshëm, Komandantin e KDS, Zv. Komandantin/Zv. Rektorin e AFA si dhe përfaqsuesit e Zyrës së ODC për prezencën e tyre në këtë ditë kaq të rëndësishme siç është 7 marsi

dhe e quajti vlerësim dhe nderim për stafin e pedagogëve të QGJH. Dr. Zenuni në fjalën e tij theksoi se stafi i Qëndrësë Gjuhëve të Huaja ka qënë dhe do të jetë i përkushtuar në përmbushje të misionit - edukimit të ushtarakëve të aftë për misione ndërkombëtare në kuadër të NATO-s apo BE, operacione të ndryshme paqeruajtëse, stërvitje të përbashkëta apo shtabe të Aleancës. 

Ministria e Mbrojtjes Zonja Olta Xhaçka në fjalën e saj u shpreh …” urimi im shkon për gjithësecilin prej jush. Të nderuar e të respektuar edukatorë të dijes, Gëzuar festën e 7 Marsit. Një herë në vit na jepet rasti për të respektuar mësuesit tanë, ku sejcili nga ne ka qënë dikur nxënës dhe nuk harron asnjeherë mësuesit e tij. Brenda simbolokës që mbart arsimimi në Forcat e Armatosura edhe ju zini një vend të veçantë”. Ministria Xhaçka ju uroj pedagogëve jete të gjatë, mirënjohje për mundin e sakrificën e punës së tyre në vite. Në fund të ceremonisë komandanti KDS nw shenjw mirenjohje dhe respekti ndau çertifikata për katër petagoget e QGJH. Gjithashtu Ministria Xhaçka bëri një vizitë në shtëpinë e ish drejtores së QGJH, tashmë në pension zonjës Shqiponjë Dauti, e cila ka punuar si pedagoge e gjuhës angleze Akademi për 33 vite.

 

Shko në krye