English Shqip | 

      e premte 20.07.2018

Në mjediset e Muzeut të FARSH, u zhvillua paraditen e sotme ceremonia e përfundimit të Kursit të Arsimimit të Përgjithshëm të Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes zj. Olta Xhaçka, anëtarë të Komisionit të Sigurisë, ZV/SHSHPFA Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, komandantët e forcave, gjeneralë, drejtorë drejtorish në MM dhe SHP, si dhe familjarë të kadetëve.

Në fjalën e rastit, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof.Asoc.Bajram Begaj, u shpreh: “Sot është një ditë e shënuar për mbarë FA dhe në veçanti për ju oficerë të rinj, pasi shënon kapërcimin e madh që ju bëtë, duke kaluar nga jeta civile duke iu bashkuar trupës së oficerëve të Forcave tona të

     e premte 29.06.2018

Në auditoriumin e Ministrisë së Mbrojtjes, u zhvillua paraditen e sotme, ceremonia e diplomimit të kursantëve të Kursit të Lartë të Oficerit dhe kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, të Akademisë së Forcave të Armatosura, për vitin akademik 2017-2018. 
Të pranishëm në ceremoni ishin: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Dr. Bardhyl Kollçaku, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof.Asoc.Dr. Bajram Begaj, Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale në FSK Gjeneral Brigade Naim Haziri, Komandanti i AFA Kolonel Dr. Eduart Bala, Komandantët e Forcave në FA, atasheu ushtarak i Kosovës Kolonel Bashkim Shillova, drejtorë drejtorish në Ministrinë e Mbrojtjes e Shtabin

e Përgjithshëm, komandantë të institucioneve, familjarë të akademistëve, si dhe të ftuar të tjerë.

     e enjte 10.05.2018

Në ambjentet e auditoriumit “Gjeneral Enrico Tellini” të Garnizonit “Skënderbej” u zhvillua Konferenca Shkencore me temë: ”60 vjet Akademi e Forcave të Armatosura”. Në konferencë ishin të pranishëm Zv.Shefe e SHP të FA Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Komandanti i KDS Gjen. Brig. Prof. Asoc. Bajram Begaj, Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Dr. Eduard Bala, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Prof. Dr. Arben Gjata, drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm të FA, komandantë të strukturave të Forcave Armatosura, ish komandantë, ish profesorë të Akademisë, stafi akademik e kursantë të AFA, si dhe të ftuar të tjerë.

     e premte 18.05.2018

Në ambjentet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua ceremonia e çertifikimit të kursantëve të KTHOSH. Në ceremoni morën pjesë: Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, Komandanti/Rektori i AFA Kolonel. Dr. Eduart Bala, Dekani i FSM Kolonel Prof. Asoc. Agim Sula, shefat e departamenteve të FSM, pedagogë të Akademisë etj.
Në fjalën përshëndetëse, Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Dr. Eduart Bala, theksoi se, për tre muaj u morën njohuritë bazë në lidhje me strukturën, funksionet dhe proçedurat e punës në shtab në nivel batalioni. Programi mundësoi aplikimin në praktikë të dijeve nëpërmjet ushtrimeve, stërvitjeve dhe rasteve studimore. Kursantët u aftësuan si oficerë shtabi për të kryer detyra të ndryshme në shtab, duke u aftësuar për të punuar në grup.

      e marte 08.05.2018

Më datë 08.05.2018, në ambientet e auditoriumit “Gjeneral Enrico Tellini” të Garnizonit “Skënderbej” u zhvillua ceremonia jubilare me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Akademisë së Forcave të Armatosura. Në ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes zonja Olta Xhaçka, Zëvendësministri i Mbrojtjes zoti Petro Koçi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Zëvendësshefi i SHPFA Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare zoti Vullnet Sina, komandanti i KDS Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, komandantë forcash, komandanti/rektori i AFA Kolonel Dr. Eduard Bala, prefekti i Tiranës zonja Suzana Jahollari, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, drejtorë drejtorish e këshilltarë në MM e SHPFA, ish-komandantë, ish-pedagogë e punonjës të

Shko në krye