English Shqip | 

Më datë 14.10.2017 Ministri i Mbrojtjes Znj.Olta Xhaçka, shoqëruar nga Zv.Ministri i Mbrojtjes Z. Petro Koçi, komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Deputet të Qarkut Vlorë dhe Përfaqësues të Pushtetit Lokal, zhvilluan sot një takim efektivat dhe kursantët e kursit të stërvitjes Individuale në Shkollën e Trupës, Bunavi.
Komandanti i Shkollës së Trupës Kolonel Editson Zarka e njohu ministren e Mbrojtjes me ambientet e stërvitjes dhe jetesës ku aktualisht po zhvillohet Stërvitja Individuale.

Më datën 11.09. 2017 në Akademinë e Forcave të Armatosura filloi Kursi i IX i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Me rastin e fillimit të KLSM-2017, më datën 13.09.2017, Komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu dhe Komandanti/Rektori i AFA Kolonel Ruzhdi Kuçi përshëndeti studentët e Kursit.
Komandanti/ Rektori i AFA ju uroj studentëve mireseardhjen dhe ju uroj suksese.
Komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë Kurs, theksoi se

Jeta është thesari më i çmuar që i është dhuruar njeriut, por jo gjithmonë është e lehtë për ta jetuar atë. Nëse shikoni në sytë e fëmijëve talasemik, do të kuptoni se shtrohet një çështje për jetë a vdekje. Gëzimi i tyre i vetëm është një qese gjaku, e bërë dhuratë prej dikujt me zemër të madhe, për ti dhënë më tepër jetë, më tepër shpresë për ta jetuar atë...

Me zemër të madhe janë edhe këta 62, Punonjës, djem e vajza rekrutë të Shkollës së Trupës në Bunavi

30.06.2017. Në mjediset e Shkollës së Trupës, Bunavi, Vlorë, u zhvillua ceremonia e betimit dhe certifikimit të rekrutëve të cilët përfunduan kursin 12 javor të stërvitjes individuale bazë (SIB).
Në ceremoninë e certifikimit ishin të pranishëm Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, Gjeneral Brigade Dedë Prenga, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Drejtor nga Shtabi i Pergjitshem i FA, Familjar te rekruteve si dhe personeli mësimor i Shkollës së Trupës.
Fjalën e rastit për efektivat dhe të ftuarit e mbajti Komandanti i SHT Bunavi, Kolonel Ilirjan Dauti.
Në fjalimin e tij Kolonel Dauti, ndër të tjera theksoi se:

Në datën 28.04.2017 në Akademinë e Nënoficerëve “Thomson”, u zhvillua ceremonia e çertifikimit të kursantëve që përfunduan  kursin e  Lartë të Nënoficerit .

Në ceremoninë e organizuar më këtë rast morën pjesë; Komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Manushaqe SHEHU, Komandanti i FT-së Gjeneral Brigade Nazmi CAHANI, Zv/Komandant i KM-së Kolonel Gazpër LALA dhe Komandanti i Akademisë së N/oficerëve “Thomson” Kolonel Albert MULLAI.

Shko në krye