English Shqip | 

      e diel 04.03.2018

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka planifikuar të zhvillojë gjatë vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, stafi mësimor i Shkollës së Trupës Bunavi,Vlorë si pjesë të programit mësimor organizoi me rekrutët e Stërvitjes Individuale Bazë, vizitë kulturore në Sheshin e Flamurit dhe Muzeun Historik “Pavarësia”.
Vizita e rekrutëve pati karakter kulturor dhe kishte për qëllim njohjen me kulturën, traditat, trashëgiminë kulturore si dhe vlerat historike të qytetit të Vlorës.
Edhe pse në këtë fazë stërvitore kryhet transformimi nga jeta civile në atë ushtarake i djemve dhe vajzave nën uniformë, formimi intelektual dhe kulturor mbetet kriteri bazë mbi të cilët ato do të përfaqësohen përkrah kolegëve dhe aletatëve në detyrat ku do të shërbejnë në të ardhmen.

      e enjte 22.02.2018

Në kuadrin e zhvillimit të aktivitetit "Ora e Komandantit",në auditorin e Ministrisë së Mbrojtjes, Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani mbajti një leksion njohës mbi Forcën Tokësore për studentët e Akademisë së Forcave të Armatosura. Të pranishëm ishin shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, stafi pedagogjik dhe gjithë kursantët e kurseve në AFA.
Misioni i FT, infrastruktura, armatimi, personeli, arsimimi, stërvitja, operacionet dhe sfidat që e presin Forcën Tokësore ishin cështjet kryesore të trajtuara në leksion. Gjithashtu, gjeneral Cahani, risolli edhe njëherë në vëmendje rëndësinë dhe angazhimin që ka Komanda e Forcës Tokësore për përgatitjen serioze të efektivëve ushtarakë për përfaqësimin dinjitoz pranë forcave aleate në misionet jashtë vendit, Afganistan, Irak, Kosovë, etj.

Më datë 27 Tetor Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes zhvilloi analizën e realizimit të detyrave tw muajit. Në analizë morën pjesë zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Dedë Prenga, komandanti i KDS gjeneral brigade Manushaqe Shehu, zëvëndës komandanti kolonel Eduart Bala, Shtabi i KDS, si dhe komandantët e instititucioneve vartëse si AFA, ANO, QDK, QS dhe Shkollës së Trupës.

Qëllimi i këtij takimi ishte evidentimi dhe bilanci i punës së bërë deri tani në fushën e mësimdhënies, realizimet dhe sukseset në fushën kërkimore dhe

Në ”Ditën e Ndërkombëtare të Sporteve (CISM 2018)”, i cili u zhvillua në datën 12 shkurt në kodrat e Liqenit Artificial, në Tiranë, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes u përfaqësua nga studentët e Kursit të Arsimimit të Përgjithshëm të Oficerëve (KAPO). Gara u zhvillua në dy disiplina, 10 km për vrapuesit djem dhe 6 km për vrapueset vajza. Në kategorinë e vajzave, vendin e parë e zuri kadete Xhuliana Tahillari nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes. Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj në shenjë mirënjohje për fitueset e garës organizoi një ceremoni të thjeshtë për tu shpërndarë çertifikata mirënjohjeje 5 vajzave, të cilat zunë vendet e para.
Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj pasi uroi fitueset dhe i përgëzoi për garën, u shpreh ndër të tjera se: “Përgatitja serioze fizike,

Në ambientet e Qendrës së Simulimit (QS) u zhvillua ceremonia e 5 vjetorit të krijimit të këtij institucioni, ku të pranishëm në ceremoni ishin zëvendësshefi i SHPFA, gjeneral brigade Dedë Prenga, zv.Komandanti i KDS-së kolonel Eduart Bala, drejtori i kabinetit të SHPFA kolonel Altin Kurti si dhe të ftuar të tjerë dhe efektivë të kësaj qendre.

Nga ana e Shefit të Qendrës së Simulimit kolonel Dilaver Hoxha, u dha një panoramë e plotë mbi evoluimin e kësaj qendre, që nga formimi deri në gjendjen aktuale të saj, duke nënvizuar faktin se kjo qendër është një ndër institucionet më të reja të FA,

Shko në krye