English Shqip | 

     e marte 03.04.2018

Ashtu si është bërë traditë sot me datë 03.04.2018, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua “Ora e Komandantit”. I ftuari special që mbajti leksion para auditorit të KDS, stafit pedagogjik dhe kursantëve të AFA ishte Komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Admiral James Foggo. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj dhe drejtorë të Shtabit të Përgjithshëm. Fillimisht, Admirali Foggo u shpreh se ndihej i privilegjuar të ishte pjesë e këtij auditori në Shqipëri, natyrisht kjo nuk ishte hera e parë për të, por këtë herë dëshiroi të ndante me pjesëmarrësit mendime dhe vlerësime për

      e premte 30.03.2018

Më datë 30.03.2018 në Akademinë e Nënoficerëve “Thompson” u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit të 38 Bazë dhe të Avancuar të N/oficerit.  Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm, Zv.Ministri i Mbrojtjes Z.Petro Koçi, Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani. Në fjalën e tij përshëndetëse Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj theksoi:“ Fillimi dhe mbarimi me sukses i këtyre kurseve, evidenton më së miri edhe njëherë kapacitetet që Akademia e Nënoficerëve disponon në drejtim të përgatitjes së kontigjenteve të nënoficerëve, që kanë pranuar të jenë pjesë përbërese dhe kyçe në FA. Trupa e nëoficerëve duhet të jetë produkt i përzgjedhjes së elementëve më të mirë nga personeli ushtar.

      e mërkure 07.03.2018

Më datën 07.03.2018, me rastin e festës së mësuesit Ministri i Mbrojtjes zonja Olta Xhaçka u takua me stafin pedagogjik të Qendrës së Gjuhëve të Huaja.Të pranishëm në takim ishin dhe zv/shefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Bajram Begaj, zv.komandanti i AFA-së, kolonel Edmond Braneshi, përfaqësues të zyrës së ODC, stafi pedagogjik i QGJH etj. Drejtori i Qëndrës së Gjuhëve të Huaja Dr. Jaup Zenuni falenderoi Ministren e Mbrojtjes, zv/ shefen e Shtabit të Përgjithshëm, komandantin e KDS, zv/komandantin e AFA-së si dhe përfaqsuesit e zyrës së ODC për prezencën e tyre në këtë ditë kaq të rëndësishme siç është 7- marsi dhe e quajti vlerësim dhe nderim për stafin e pedagogëve të QGJH. Dr. Zenuni

     e hënë 19.03.2018

Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc.Bajram BEGAJ zhvilloi sot takim me Këshillin e Profesorëve, të krijuar me Vendim të Senatit Akademik në Akademinë e Forcave të Armatosura, me qëllim rivazhdimin e procedurave të Doktoraturës. Sfida e gjeneral Begaj mbas marrjes së detyrës së re si Komandant i KDS ishte zgjidhja e ngërçit të Doktoraturave të hapura në vitin 2010 -2013 si dhe 2011-2014. Në këtë takim të parë u diskutua mbi problematikën dhe propozimet për zgjidhjen e saj.

      e martë 06.03.2018

Bazuar në Planin e Veprimtarive Kryesore të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për vitin 2018, me datë 6 Mars 2018, ora 09.00, në sallën e brifingjeve të KDS, u zhvillua tryeza me objekt “Përgatitja e oficerit të ri dhe vizioni për të ardhmen”. Takimi u organizua nga dega e Arsimimit, Stërvitjes dhe Kurrikulave.
Pjesëmarrësit në tryezë ishin komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, shefat kryesorë në shtabin e KDS, komandantët e institucioneve vartëse, shefat e departamenteve në Akademinë e Forcave të Armatosura, etj.
Me mjaft interes ishte brifingu i cili u mbajt nga dega e Arsimimit, Stërvitjes dhe Kurrikulave, duke shpalosur gjëndjen aktuale të përgatitjes së oficerit të ri,

Shko në krye