English Shqip | 

      e premte 19.10.2018

Në mjediset e Akademisë së Nënoficerëve “Thomson”, është duke u zhvilluar Kursi i 6-të i Kryekapterit.
Misioni i këtij kursi është formimi i personalitetit të Kryekapterit në nivelin e ngarkesave dhe të përgjegjësive të funksionit organik si dhe ofron standarte për veprimtarinë e tij në strukturat homologe ndërvepruse të vendeve të NATO-s .
Për zhvillimin e programit dhe trajnimin e kursantëve të kursit të 6-të të Kryekapterit, në fazën e parë të zhvillimit të këtij kursi, në cilësinë e trajnuesve mori pjesë një ekip amerikan i nënoficerve të Gardës Kombëtare të Nju Jersit (NJNG), Komandës Amerikane në Europë (J5/8,USEUCOM),

      e premte 19.10.2018

Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes vijon javën e gjashtë të programit akademik. Në datat 18 dhe 19 tetor 2018 në Akademinë e Forcave të Armatosura ishte i ftuar për të lektuar për studentët e KLSM Profesor Luciano Bozzo, Profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Firences, Itali.
Gjatë dy ditëve të qëndrimit në vendin tonë, Profesor Bozzo trajtoi për audiencën e lartë të KLSM temat “War in a changing international environment: asymethric threats vs regular forces” dhe “Hybrid Warfare”. Paraditen e datës 19 tetor, nisur për nga rëndësia e tematikës por edhe nga interesi, profesor Bozo prezantoi në ambjentet e auditoriumit për KLSM dhe kurset e tjera që zhvillohen në akademi (KKSHP dhe KLO) temën

     e hene 15.10.2018 

Në kuadër të hapjes së Vitit Akademik 2018-2019 në rang vendi, edhe Akademia e Forcave të Armatosura, hapi siparin për rreth 171 ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, por edhe nga vendet e aleancës e rajonit. Me këtë rast, në mjediset e kësaj akademie u zhvillua një ceremoni e veçantë.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, Zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Prof.Asoc.Dr. Gjeneral Brigade Bajram Begaj, studentë dhe pedagogë të Akademisë së Forcave të Armatosura.

     e marte 16.10.2018

Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Akademinë e FA, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në kuadër të realizimit të programit mësimor, zhvilloi para disa ditësh një vizitë dy ditore në institucionet studimore ushtarake e njësi operacionale në Itali.
Vizita kishte për qëllim përditësimin e pjesëmarrësve të KLSM me zhvillimet më të fundit të institucioneve arsimore të NATO dhe FA Italiane, kurset e larta, kurrikulat akademike, si dhe sfidat e kohës.
Kursi i drejtuar nga Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Doka dhe Pedagogu përgjegjës, nënkolonel Arjan Osmani,

      27.09.2018 e enjte

Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, priti në një takim të vecantë Drejtorin e Drejtorisë së Operacioneve në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Major Gëzim Hazrolli. Takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest Speaker” që gjeneral Hazrolli, zhvilloi me Kursin e 10- të të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në takim morën pjesë Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, si dhe Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Doka. Gjeneral Hazrolli, shoqërohej nga atasheu ushtarak kosovar i akredituar në vendin tonë, Kolonel Bashkim Shillova.

Shko në krye