English Shqip | 

      e premte 09.11.2018

Në mjediset e Akademisë së Nënoficerëve, u zhvillua paraditen e sotme ceremonia e certifikimit të kursit të 6-të të Kryekapterit.
Në ceremoninë e organizuar më këtë rast morën pjesë, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Brigade Prof.Asoc. Bajram Begaj, Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Major Nazmi Cahani, Komandanti i Akademisë së N/oficerëve, Gjeneral Brigade Albert Mullai, komandantët e kurseve, kursantë, oficerë dhe nënoficerë të ANO.

      e hënë 05.11.2018

Paraditen e sotme, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Dr. Bajram Begaj, priti në një takim të vecantë Zv/shefin e misionit të ambasadës angleze në Shqipëri, Z. Sean Melbourne. Takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest Speaker” që zoti Melbourne zhvilloi me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me tematikë “Prespektiva britanike në zhvillimet aktuale dhe çështjet gjeopolitike në Shqipëri”.
Në takim morën pjesë Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, si dhe Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Doka. Pasi i uroi mirëseardhjen, Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Dr. Bajram Begaj, shprehu falenderimet e tij më të mira për gadishmërinë dhe angazhimin e Zv/shefit të misionit të ambasadës angleze

      e premte 02.11.2018

Në ambjentet e Forcës Tokësore u zhvillua ceremonia e certifikimit të grupit të parë të Kursit 61 Fillestar të Nënoficerit, që përbën dhe hallkën e parë të arsimimit të nënoficerave të rinj të Forcave të Armatosura.
Në ceremoninë e organizuar më këtë rast, morën pjesë Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Major Nazmi Cahani, Komandanti i Akademisë së N/oficerëve Gjeneral Brigade Albert Mullai, komandantët e kurseve, kursantë, oficerë dhe nënoficerë të ANO.
Në fjalën e tij, komandanti i ANO-së, Gjeneral Brigade Albert Mullai, falenderoi të gjithë kursantët, instruktorët, komandantin e kursit fillestar, komandantin e kurseve për përkushtimin e treguar në arsimimin dhe trajnimim e ofruar, duke bërë që kursantët të përvetësojnë më së miri

      e premte 02.11.2018 

Komandanti i KDS, Gjeneral Brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, priti në një takim të vecantë Ambasadoren e Gjermanisë në Shqipëri, znj. Susanne Schutz. Takimi ishte në kuadër të lektimit si“Guest Speaker” që Znj. Schutz zhvilloi me Kursin e 10- të të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Në takim morën pjesë Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, si dhe Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Doka. Ambasadorja Schutz, shoqërohej nga atasheu ushtarak gjerman i akredituar në vendin tonë, Nënkoloneli Hans-Peter Wamsler.

      e enjte 01.11.2018 

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, për një periudhë një mujore u zhvillua procesi i përzgjedhjes së nënoficerit më të mirë për vitin 2018. Ky proces u realizua në dy faza, ku faza e parë përkoi me përzgjedhjen dhe nxjerrjen e fituesve të të gjithë institucioneve të varësisë së KDS, si Akademia e Forcave të Armatosura, Akademia e Nënoficerëve, Qendra e Simulimit, Shkolla e Trupës Bunavi, Vlorë dhe Qendra e Doktrinës dhe Kërkimit. Faza e dytë e zhvilluar nën një konkurrencë mjaft të fortë, vijoi me fituesit e tre vendeve të para të institucioneve.

Shko në krye