English Shqip | 

      e enjte 10.01.2018

Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Emergjencave Civile, Prefekturën e Vlorës dhe njësinë administrative të Kuç-it, ditën e sotme Shkolla e Trupës Bunavi, me kapacitetet e saj operacionale, është angazhuar në ndihmë të banorëve të fshatit Kuç, për ngritjen e një çadre, për strehimin e tyre nga tërmeti i ditëve të fundit.


Në këtë angazhim, Shkolla e Trupës dërgoi një përsonel prej 4 efektivësh dhe një kamion në ndihmë të Emergjencave Civile. Edhe pse në kushte të vështira atmosferike u bë e mundur ngritja e çadrës provizore për familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore.
Banorët e strehuar falënderuan personelin ushtarak që kontribuoi në ngritjen e çadrave, të cilët edhe në këtë rast u gjendën të parët për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të popullsisë civile.


Shkolla e Trupës, Bunavi-Vlorë, ka vendosur në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet të deklaruara për emergjencat civile, si dhe po mbajnë komunikim të vazhdueshëm me strukturat e emergjencave civile për të koordinuar dhe bashkërenduar punën midis tyre për përballimin e situatave emergjente, që mund të krijohen gjatë kësaj periudhe nga fatkeqësi të ndryshme e situata atmosferike.

Shko në krye