English Shqip | 

      e enjte 29.11.2018

Me rastin e 74-Vjetorit të Çlirimit të vendit, në mjediset e hapura në pedonalen e Tiranës, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, u organizua Dita e Hapur “Festo me Uniformat”. Ky aktivitet ishte në vazhdën e aktiviteteve të realizuara nga FA, në kuadër të festave të Nëntorit.


Në këtë event, Ministrja e Mbrojtjes, zonja Olta Xhaçka vlerësoi rëndësinë e veçantë që 29 nëntori shënon për çlirimin e vendit nga forcat nazi-fashiste, duke shtuar se Forcat e Armatosura janë tashmë roje të lirisë së arritur, e mbartës të vlerave më të larta morale.


Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, ekspozoi në pavijonin e saj, materiale promocionale, të cilat kishin të bënin me veprimtaritë arsimore, stërvitore e trajnuese të kurseve institucionale që zhvillohen në AFA, ANO, SHT Bunavi Vlorë, QS, QDK; promovimin e publikimeve doktrinare ushtarake (doktrina, manuale, rregullore, që përdoren si referencë pune në veprimtarinë e FA), në kuadër të procesit të arsimimit ushtarak dhe zhvillimit doktrinar në FA.


Ekspozita e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, u vizitua edhe nga MM, Zonja Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, anëtarë të trupit diplomatik, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët ju bashkuan djemve dhe vajzave nën uniformë.

Shko në krye