English Shqip | 

      e premte 23.11.2018

Paraditen e sotme, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku, në cilësinë e “Guest Speaker”, zhvilloi me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lektimin me temë: “Çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe roli i Shqipërisë në të”.
Gjatë lektimit, SHSHPFA, Gjeneral Kollçaku, shoqërohej nga Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, si dhe Shefi i Seksionit të Grupit të Studimeve Strategjike, Kolonel Vullnet Doka.

Në hyrje të prezantimit, Gjeneral Kollçaku, vlerësoi ecurinë pozitive të zhvillimit të kursit, vlerësoi e përgëzoi pjesëmarrësit për performancën e treguar gjatë ndjekjes së tij. Në vecanti, ai u ndal tek pjesëmarrësit nga vendet e rajonit,duke theksuar; “Ju jemi mirënjohës për pjesëmarrjen në kurs, ashtu sikundër një falenderim e mirënjohje e vecantë dhe për vendet tuaja respektive, për bashkëpunimin pozitiv e të sukseshëm, në krijimin e mundësive për ndjekjen nga ana juaj të kursit më të lartë të sigurisë e mbrojtjes në nivel rajonal. Duke u ndalur në ligjëratën e tij, Gjeneral Kollçaku paraqiti një rezyme të përgjithshme të situatës së sigurisë në rajonin tonë, si dhe u ndal veçanërisht në rolin e Shqipërisë, si faktor i rëndësishëm i stabilitetit dhe ruajtjes së harmonisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ai vlerësoi se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë të vetëdijshme se e vetmja rrugë e cila ofron paqe dhe stabilitet është ajo e bashkëpunimit, marrëdhënieve të mira dhe orientimi drejt anëtarësimit të plotë në strukturat rajonale të sigurisë, me fokus kryesor BE dhe NATO.

 

Më tej takimi i Shefi i shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku me studentët e KLSM vijoi nëpërmjet pyetjeve dhe diskutimeve të përbashkëta për çështje me interes në fushën e sigurisë e mbrojtjes.
Në përfundim, Zv.Komandanti/Zv.Rektori i AFA, Kolonel Prof.Asoc.Dr. Edmond Braneshi, I akordoi SHSHPFA, Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçakut, “Çertifikatën e nderit”.
Me të gjithë pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes 2018, Gjeneral Kollçaku, realizoi një foto të përbashkët.

Shko në krye