English Shqip | 

      e premte 23.11.2018

Në Akademinë e Nënoficerëve ‘Thomson’, u zhvillua ceremonia e çertifikimit të 42 kursantëve, 2 prej të cilëve nga FSK, të Kursit 39-të Avancuar të nënoficerit. Në ceremoninë e organizuar më këtë rast morën pjesë Zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Komandanti i Akademisë së Nënoficerëve Gjeneral Brigade Albert Mullai.


Ceremonia u përshëndet nga Zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu. Në fjalën e saj Zv/SHSHPFA Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu theksoi se:

“ Më lejoni që të bëj një falenderim të vecantë për të gjithë Ju, pasi secili nga ju shpalosi vlera jo vetëm duke dhënë shëmbullin personal por tregoi edhe aftësitë e tij për punën dhe bashkëpunimin në grup, element ky mjaft i rëndësishëm për aftësimin dhe krijimin e shprehive praktike për të përballuar ngarkesat dhe kërkesat për realizimin e detyrave si drejtues grupi në të ardhmen. Shpreh bindjen se dijet dhe aftësitë e marra gjatë këtij kursi do t’ju shërbejnë për të rritur më tej profesionalizmin për kryerjen e detyrave në strukturat e Forcave të Armatosura ku ju shërbeni”.

Ceremonia më pas vijoi me shpërndarjen e çertifkatave për të gjithë kursantët, duke konkluduar me realizimin e një fotoje të përbashkët.

Kursi i Avancuar i Nënoficerit, është një kurs që zhvillohet për një periudhë 12-javore, i fokusuar në lëndët Lidership, Rregullore-Ligjshmëri, Taktikë, SHLT, Përgatitje Zjarri, Përgatitje Fizike, Testime.

Objektivi i këtij kursir ështe avancimi i nënoficerit në karrierën e tij si zëvëndës komandant toge, ofrimi i njohurive teoriko-praktike për drejtimin e togës dhe niveleve të njësuara me të si dhe shkëputjen nga përgjegjësia në grup në aftësi e përgjegjësi si drejtues dhe lider.

Shko në krye